Josep Borrell/it i dhimbsen kriminelet e arrestuar nga ushtria Kosoves.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se është shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës, transmeton Anadolu.

Borrell në rrjetet sociale ka ngritur shqetësim mbi “arrestime jashtëgjyqësore të serbëve në Kosovë” dhe “marshimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës” në Mitrovicën e Jugut.

“Shumë i alarmuar rreth situatës në veri të Kosovës: Arrestimeve jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe marshimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut; pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë. Pavarësisht takimit të krizës dje, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”, ka shkruar Borrell.

Policia e Kosovës më herët gjatë ditës ka arrestuar N.O., një person të komunitetit serb, me vendbanim në Mitrovicë të Veriut i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i të dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, KFOR-it.

Gjithashtu ditën e premte mediat vendore shpërndanë një video ku ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës u panë duke ecur në Mitrovicë të Jugut. Këtë e sqaroi Ministria e Mbrojtjes e cila tha se marshi i ushtarëve të FSK-së u realizua në përputhje me planin mujor të trajnimeve për mbajtjen e të cilit është informuar komandanti i Batalionit të KFOR-it me bazë në Maxhunaj.

Një ditë më parë, Borrelli priti në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimet përfunduan pa ndonjë rezultat konkret por me pajtimin për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore me shumicë serbe, si thelb i problemit në veri./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne