Ju sekusestruan miliona Euro, blloqe dhe telefona, ja sa vite burg rrezikon Ilir Beqaj

Pas më shumë se 1 viti hetimesh, SPAK ka arrestuar ish-ministrin Ilir Beqajn i cili akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ në përfitimin e fondeve të BE përmes faturave fiktive dhe tenderave me çmime të “fryra” dhe fitues të zgjedhur kohë para se të shpalleshin tenderat.

Sipas dosjes hetimore, për një konference për turizmin të quajtur ‘Festa’ në datat 03-05 Prill 2023, që do të bëhej në restorantin ‘Gzona’, me pronar defakto Ilir Beqaj janë paguar dy fatura, një nga agjencia që drejtonte Ilir Beqaj, e cila ka paguar faturën 125.000,00 Euro dhe një tjetër nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me vlerë 38.509.550 lekë, (380 mijë euro) ndërkohë që SPAK thotë se i vetmi shërbim i ofruar për eventin nga kjo shoqëri tregtare ishte organizimi i darkës, në një vlerë prej 4.1 milionë lekësh të reja. Pra në total janë dhënë 500 mijë euro.

Ndër të tjera, SPAK njofton se janë kryer edhe kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe në njërën nga zyrat e shoqërisë tregtare ku janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47.000 euro dhe 700.000 lekë të reja, aparate telefoni dhe kompjutera me interes për hetimin etj.

Por sa vite burg rrezikon Ilir Beqaj?

Eshte zbuluar sa vite burg mund të rrezikojë Ilir Beqaj. Gazetarja tregon edhe çmimin e lartë nga disa faturat e restorantit ‘Gzona’, që variojnë nga 15 mijë euro deri në 125 mijë euro, ndërsa përmend edhe automjetin që ish-ministri deklaroi se nuk është e tij.

“Duhet të themi që brenda dy ditëve Beqaj do paraqitet për verifikim kushtesh, bashkë me personat e tjerë. Hetimi i SPAK bazohet në fatura dhe përgjime.Nëse do të qëndrojnë këto vepra penale, Ilir Beqaj rrezikon 4 vite burgim. SPAK konsideron si fshehje pasurie edhe një automjet, që ishte në emër të të besuarit e tij, por SPAK ka parë edhe mediat ku Ilir Beqaj paraqitej në SPAK dhe një polic i vendosi gjobë këtij automjeti. SPAK konsideron që ka provat e mjaftueshme që edhe automjeti ishte në pronësi të Ilir Beqajt, por që e ka fshehur këtë fakt”, tha Anila Hoxha./GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne