Bota

Juncker, një pijanec që drejton 500 milion europianë

Zv.kryeministri Italian Matteo Salvini, i është përgjigjur deklaratave të shefit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, pas një krahasimi që ai bëri një krahasim mes ekonomisë së Italisë dhe Greqisë.

Salvini e konsideroi Juncker-in si një “pijanec që drejton 500 milionë europianë.

“Nëse bëni një kërkim në Google, Juncker esëll apo i pirë do të shihni imazhe impresionuese. E ky zotëri është në krye të një qeverie që drejton 500 milionë europianë. E ky zotëri vjen nga një parajsë fiskale sic është Luksemburgu”, u shpreh Salvini, shkruan ocnal.com.

Kjo përgjigje vjen pasi Juncker deklaroi se qeveria euroskeptike italiane mund të katapultonte vendin në një krizë ekonomike të ngjashme me atë të Greqisë.

Sipas Juncker, Bashkimi Evropian duhet të bëjë “gjithçka për të shmangur” një rënie të re financiare në bllok pasi Italia të paraqiste planet për një rritje të deficitit prej 2.4 për qind në buxhetin e saj 2019, shkruan express.com.uk.

Por përgjigja e Salvinit, erdhi si një goditje e rëndë për Junckerin: “Unë flas vetëm me persona esëll, që nuk bëjnë krahasime që s’janë as në qiell e as në tokë. Në një familje të madhe nuk ka fëmijë të serisë A e të serisë B, e nëse në Bruksel dikush kërkon një Itali të dobët e të frikësuar ndoshta për t’i blerë nën kosto sipërmarrjet në vend, atëherë ju them se kanë gjetur zëvëndëskryesminsitrin dhe qeverinë e gabuar”.