Shqipëria, opsion i hapur për kamp emigrantësh

Qeveria ka bërë për shumë kohë lojën kukamfshehti me çështjen e ngritjes së qendrave të pritjes për emigrantët. Fillimisht u bënë deklarata ambigue pas vizitës së kryeministrit në Austri dhe takimit me kancelarin Kurz, ndërsa më pas u mohua gjithçka.

Strehimi i emigrantëve u bë çështje edhe në samitin e Bashkimit Europian ku sërish nuk u gjet një zgjidhje. Diskutimi nxorri sërish kokë me rastin e ministerialit të Ministrave të Brendshëm që u mbajt në Tiranë, ku ministri austriak la të hapur opsionin e bisedimeve dypalëshe.

“Unë personalisht s’kam permendur asnjeherë emra konkret shtetesh, por e konsideroj të rëndësishme që të ketë  analiza lidhur me zgjidhjen e ketij fenomeni. Sigurisht që sërisht nuk do përmend emra konkretë. Do ishte mire në takime bilaterale që zhvillojmë me perfaqesues të vendeve të Ballkanit Perendimor, BE apo dhe nga  Afrika të diskutohet kjo çështje”-deklaroi  Herbert Kickl.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne