SHBA, në mbështetjen e saj të verbër për Izraelin, shfaq poshtërim të së drejtës ndërkombëtare, shprehet Ministria e Jashtme

Ramallah, 4 maj 2018 (WAFA) – Njoftimi i Administratës së SHBA për qëllimin e saj për t’u tërhequr nga Protokolli Shtesë i Konventës së Vjenës riafirmon përçmimin e administratës ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe rendit ndërkombëtar të bazuar mbi ligje, tha Ministria e Jashtme palestineze në një deklaratë të enjten.

“Kjo administratë është duke e shkatërruar me dashje dhe duke e dëmtuar rendin ndërkombëtar për shkak të mbështetjes së saj të verbër ndaj politikave koloniale të paligjshme të Izraelit, duke avancuar kështu agjendën armiqësore në dëm të bashkëpunimit global dhe duke mbrojtur qëndrimin dhe ndikimin e normave ndërkombëtare”, tha ai.

Ministria tha se “Shteti i Palestinës ka ushtruar të drejtën e vet për të mbrojtur veten përmes mjeteve ligjore duke iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e lëvizjes së paligjshme të Ambasadës së SHBA në kryeqytetin tonë, Jeruzalem. Ky hap u bazua në juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës, siç përcaktohet në Nenin I të Protokollit Shtesë “.

Thuhet se vendimi i administratës së SHBA për të dalë nga Protokolli Shtesë “riafirmon refuzimin e saj për llogaridhënien dhe vendosmërinë për të qenë mbi ligjin, duke përdorur pretekste të rrejshme të politizimit dhe duke sulmuar pamaturisht besueshmërinë e gjykatave më prestigjioze në botë. Ky veprim gjithashtu rikonfirmon frikën botërore për qëndrimin e saj armiqësor dhe izolues, të cilat kërcënojnë rendin ndërkombëtar me përçarje të tjera “.

Deklarata u mbyll duke shtuar se: “Udhëheqja Palestineze do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e popullit tonë kundër të gjitha kërcënimeve të paraqitura nga politikat koloniale ilegale të Izraelit dhe nga shtetet që i mbështesin dhe i miratojnë ato. Ne do ta bëjmë këtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe do përdorim mekanizmat ekzistuese ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve. Veprimet tona janë ankoruar në angazhimin tonë ndaj dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe mekanizmave ekzistues ndërkombëtarë. Gjithashtu bazohet në bindjen tonë se asnjë person apo vend nuk është mbi ligjin dhe se përgjegjësia është një gur themeli për të siguruar dhe mbrojtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Tani është shumë e qartë se administrata e tanishme e SHBA beson se është mbi ligjin dhe përtej mundësisë së llogaridhënies. Ky qëndrim i pamatur është një sfidë ndaj rendit ndërkombëtar; sfidë të cilën Palestina dhe pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare duhet të përballen me qartësinë e vizionit dhe vendosmërisë “.

Burimi: Ambasada palestineze ne Shqiperi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne