Kryemadhi: Rama ka frikë nga revolta. Pse se do vettingun

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e Cërrikut sulmoi kryeministrin Edi Rama, ndërsa pohoi se ai nuk e do vettingun në politikë.

Po ashtu ajo tha se kryeministri ka frikë jo vetëm se humbet pushtetin, por edhe nga revolta popullore.

“Pse mos t’ja bëjmë vettingun edhe Edi Ramës?! Rama nuk e pranon vettingun në politikë sepse po licenson bandat kriminale. Ai ka frikë nga ikja nga pushteti, por dhe nga revolta popullore. Duke i përulur shqiptarët, ai do që t’i kontrollojë ata”, tha Kryemadhi.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne