Bota

A i ka ardhur fundi presidencës së Trump ?

Tani që presidenti i Shteteve të Bashkuara, sipas shumë analistëve është “jashtë kontrollit”, a do të tërhiqet ai në muajt e ardhshëm?

Gazeta Al-Kuds Arabic citon një raport të Uashington Post dhe thotë se, “Robert Muller ish-drejtor i Byrosë Federale të Hetimeve dhe Hetues Special për përfshirjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale, formoi një “jurie të lartë” të cilën presidenti Donald Trump e ka të vështirë anulojë. Hetimet e mëtejshme nga Inspektori i Përgjithshëm pritet të përfshijnë lidhjet e mundshme financiare me Rusinë dhe disa të dhëna që do të çojnë në shumë zbulime të pashpjegueshme. Media amerikane sugjeron se ky është hapi i parë drejt ngritjes së akuzave të mundshme kriminale. Sipas agjencisë se lajmeve Reuters, juria është thirrur lidhur me takimin e zhvilluar ne qershor te 2016-tës mes presidentit Donald Trump dhe një avokateje ruse. Procesi hetimor për lidhjet e dyshuara të Presidentit Trump dhe Rusisë është intensifikuar ndjeshëm, ndërsa në bazë të burimeve mediatike, konsulli special i çështjes, Robert Mullër, po shqyrton në detaje të dhënat financiare të Presidentit, ato të personave të tij të besuar si dhe transaksione ekonomike që mund të fshehin skenarë të ndryshme. Nga hetimi po preken gjithashtu edhe zyrtarët e shumtë që kanë punuar për Presidentin në Shtëpinë e Bardhë, por edhe gjatë fushatës së tij elektorale. Hetimet për kontaktet e mundshme mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Rusisë janë intensifikuar, ndërsa në bazë të burimeve që kanë mediat amerikane, konsulli special i çështjes, Robert Mueller, po investigon në aspektin ekonomik për të parë nëse ka lidhje financiare që hedhin hije dyshimi.

I deleguari special për çështjen ka krijuar një juri të madhe, një term i cili i referohet krijimit të një grupi me disa anëtarë që shqyrtojnë vlefshmërinë e akuzave përpara se një rast i caktuar të shkojë për gjykim. Në këndvështrimin e ekspertëve, ky është një qëndrim më agresiv i Robert Mueller në raport me hetimet, ndërsa mendohet se po analizohet një sasi e konsiderueshme të dhënash. Gjithmonë duke ju referuar burimeve të mediave amerikane, hetuesit po marrin nën shqyrtim transaksionet ekonomike të kompanive që zotërohen nga Presidenti, lëvizjet financiare të njerëzve të tij të besuar si dhe skema të tjera financimesh pas të cilave mund të fshihen skenarë të ndryshme. Gjithashtu, raportohet se Robert Mueller po mundohet të kuptojë nëse numri një i Uashingtonit ka patur ose jo dijeni më herët në lidhje me takimin e të birit me një avokate që kishte lidhje të ngushta me Kremlinin. Nga procesi investigativ pritet të preken edhe zyrtarë të lartë të fushatës së Trump si Paul Manafort apo funksionarë të Shtëpisë së Bardhë që janë tërhequr në muajt e fundit. Megjithatë, edhe njëherë, Donald Trump nuk ka nguruar që të kritikojë ashpër procesin hetimor. Sipas liderit aktual të Uashingtonit, ajo që po ndodh është një fabrikim total i mediave dhe një gjueti shtrigash./ PT

OPINIONE

INTERVISTA