“Ka filluar një politikë e tmerrshme emigracioni dhe shkombëtarizimi”/ 26 ditë revoltë! Bujar Asqeriu sfidon pushtetin e djeshëm dhe të sotëm: Këtë vend e udhëheqin hajdutët

Prej 26 ditëve vijon revolta qytetare, ku sheshi para Kryeministrisë mbushet plot me qytetarë të cilët kërkojnë që të largohet kljo qeveris dhe kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen e pa negociueshme.

Aktori i madh Bujar Asqeriu është shprehur gjithmonë në krah të protestës dhe të rinjve që po kërkojnë ndryshimin e establishmentit politik dhe një të ardhme më të mirë për vendin, një të ardhme që nuk i detyron të largohen nga vendi.

“Të rinj e të reja, në mbështetje absolute të protestës suaj paqësore, të dhimbshme, kurajoze, trimërore. Migjeni do të thoshte: ‘Rini, rini, thuaja këngës më të bukur që di!’ Dhe ju po thurni dhe po këndoni këngën e lirisë. Ju po këndoni këngën e qëndresës. Ju po këndoni këngën e guximit. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi. Ju do ta bëni Shqipërinë më të bukur, më të fortë dhe më të fuqishme në Ballkan dhe në Europë. Për këtë, ju përgëzoj dhe ju nderoj pamasë”, deklaronte ai pak ditë më parë.

 

Ndërkohë, në rrjetet sociale ka në bërë virale fjalime të tij të mëparshme, që rrëqethin me realitetin me të cilin po përballen qytetarët sot. Ku qeveritarët jetojnë në vila miliona euroshe, ndërkohë që artistë dhe qytetarët e thjeshte, e kanë të pamundur të blenë një banesë të tyren.

Ndërkohë në një film të vitit 1983, Asqeriu interpretonte një Avni Rustemin, i cili në fjalën e tij në parlamentin e asaj kohe, shprehte pakënaqësi ndaj një realiteti ku njerëzit përballeshin me vështirësi dhe mungesa, duke ngritur zërin kundër qeverisjes dhe gjendjes së shoqërisë.
“Kur popullit i verdhet fytyra nga mungesa e bukës, e kur qeveria nuk plotëson nevojat që ka kombi, ta detyrojmë ne. Qindra banorë po shpërngulen me forcë. Ka filluar një politikë e tmerrshme emigracioni dhe shkombëtarizimi. Ne duhet të protestojmë dhe të ngremë zërin”, ka thënë Bujar Asqeriu në film në vitin 1983./BW

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne