Kaloi mbi tokën shqiptare pas alarmit për BOMBË

Një alarm për bombë, i cili më vonë rezultoi të ishte i rremë, terrorizoi ekuipazhin e aeroplanit “American Airlines” si dhe autoritetet amerikane, por jo vetëm

Ashtu sikurse raportuam dhe më herët avioni i nisur nga aeroporti JFK në New York drejt Delhit, u detyrua që të devijonte në Romë duke u ulur me urgjencë në aeroportin Fiumicino.

Sipas faqes së ndjekjes së fluturimeve, FlightRadar24, fluturimi AA292 bëri një kthesë të menjëhershme në afërsi të Turkmenistanit duke u drejtuar drejt Romës. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi avionët luftarakë bënë të mundur shoqërimin e avionit.

Fluturimi qe AA292 ka bere

Siç shihet dhe në fotot e publikuara në rrjetet sociale avioni Boeing 787-9 Dreamliner i shoqëruar nga dy avionë luftarakë Eurofighter Typhoon të Forcave Ajrore Italiane.

Fluturimi ishte nisur nga aeroporti JFK rreth orës 1:15 të mëngjesit të sotëm me destinacion Indinë dhe u ul në Romë rreth orës 17:00. Ndërkohë, nga kontrollet e bëra në aeroportin Fiumiciono rezultoi që alarmi për bombë të ishte i rremë.

Gjatë natës avioni do të qëndrojë në Romë në mënyrë që ekuipazhi të pushojë dhe pritet të niset ditën e nesërme.

Avioni ushtarak duke e shoqeruar

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne