”Kam shumë për të folur, por më dhimbset Partia”, çfarë e shtyu Vladimir Kostën të tërhiqet nga deklarimet e tij

Deputeti Socialist Vladimir Kosta kishte lajmëruar dje përmes një statusi në facebook, se ditën e sotme do të tregonte shumë gjëra të rëndësishme për Edi Ramën dhe poshtërimin që i bëri Rama 27 deputetëve.

Në një koment të tijin dje ai deklaroi se: Rama më hoqi pa asnjë keqardhje, dhe më e keqa është se sajoi një intrigë të radhës. Për të gjithë miqtë e mi dhe për socialistët në mbarë shqipërinë , unë nesër do postoj një status se si ky “shok” grupi poshtëroi 27 deputet Socialis . Partia e Ramës është partia e drejtorëve.
Dhe këta deputet që hoqi nuk i janë futur kurë në mes të kësaj partie !

ndërkohë që sot duket se deputeti ka bërë prapakthehu dhe nuk ka asnjë ‘’bombë’’. Në atë që shkruan ai  thotë se ka vendosur të mos flasë në respekt të punës së tij në Partinë Socialiste.

‘’Pëshëndetje miq! Dje deklarova se do të flisja për përjashtimin tim dhe të 26 deputetëve aktualë nga listat e kandidatëve të PS.
Në të vërtetë kam shumë për të thënë për këtë vendim jo normal të Kryesisë dhe personal të Ramës.
Por nga që më dhimbset puna ime në parti dhe kam respekt për shumë miq ne PS, nuk dua që qëndrimet e mia të kthehen në kosto për ta.
Socialistët do flasin në zgjedhje më qartë se kushdo tjetër për këto përjashtime nga kandidimi’’, shkruan sot Vladimir Kosta./Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne