Kampet e emigrantëve në Gjadër e Shëngjin, Meloni porosi të vetëve: Kujdes, sytë e botës janë mbi ne! Do përpiqen të na vënë shkopinj nën rrota

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni ka deklaruar se brenda pak javësh do të jetë gati protokolli në lidhje me qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin.

Ajo u ka dhënë porosi anëtarëve të partisë së saj që të jenë të kujdesshëm, pasi do të jenë nën vëzhgimin e të gjithë botës.

“Brenda pak javësh do të jetë gati Protokolli me Shqipërinë dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe skrupuloz ndaj këtij projekti sepse sytë e botës i kemi mbi ne. Të gjithë e kuptojnë se kjo nismë mund të ndryshojë tërësisht mënyrën e menaxhimit të emigracionit të parregullt. Ata të cilët janë të interesuar që emigracioni i paligjshëm të vijojë, do të përpiqen të na vënë shkopinj nën rrota”, ka thënë Meloni, sipas ANSA.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne