Kanadaja fillon praktikën e vizës së përkohshme për shtetasit që kanë familjet në Gaza

Kanadaja njoftoi se do të fillojë praktikën e vizës së përkohshme për shtetasit e saj që kanë të afërm familjarë në Gaza, në mënyrë që t‘i sjellin këta njerëz në Kanada. Ministri kanadez i Imigrancionit, Marc Miller, bëri deklarata për gazetarët lidhur me këtë çështje.

Duke e cilësuar si “të pajtueshme” situatën në Gaza, Miller tha se kanë planifikuar që programin e vizave të përkohshme ta vendosin në zbatim më 9 janar 2024. Më tej Miller shtoi se të afërmeve familjarë që kanadezët kanë në Gaza do t‘u jepen viza për 3 vjet nëse plotësojnë kriteret e nevojshme.

Ministri kanadez Miller informoi se kjo praktikë do të jetë e vlefshme për prindërit, gjyshërit, bashkëshortët dhe fëmijët e kanadezëve në Gaza dhe se personat në fjalë do t‘i nënshtrohen kontrollit shtesë të sigurisë në Kajro para se të vijnë në Kanada. “Ne do të bëjmë më të mundurën tonë për të ndihmuar, por nuk mund të garantojmë kalimin e sigurt”, tha ndër të tjera Miller./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne