Kandidati i PS, Vangjel Tavo fiton zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Ja diferenca me vota përballë kandidatit të ‘BF’-së (REZULTATI)

Kandidati i PS, Vangjel Tavo fiton zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Tavo ka marrë 5022 vota përballë rivalit të tij, Petro Gjikuria, kandidat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, i cili ka marrë 3545 vota.

Siç paraqesin dhe shifrat e KQZ-së, nga 36 kuti, Tavo ka fituar me 58.62 % të votave.

Duke iu referuar shifrave të zgjedhjet e kaluara të 14 majit 2023, kur u shpall fitues kandidati i opozitës Fredi Beleri, në zgjedhjet e 4 gushtit votuan 803 votues më shumë, ose 3% më shumë votues. Në zgjedhjet e kaluara morën pjesë në votime 7821 qytetarë, ose 34.27% e votuesve, me Fredi Belerin që mori 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se rivali socialist Goro që mori Goro 3821 vota.

DHENAT

Janë numëruar 36 nga 36 kuti në KZAZ-në 88 të Bashkisë së Himarës. Nga numërimi kryesoi kandidati i PS, Vangjel Tavo me 5022 vota, ndërsa Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota. Tavo arriti të fitonte me një diferencë prej 1477 votash më shumë se rivali i tij në garë.

  • foto galeri

Rezultati përfundimtar

Vangjel Tavo, 5022 vota

Petraq Gjikuria, 3545 v

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne