Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kualifikuar me 5 vota pro e 4 kundër kandidatin nga radhët jogjyqtarëve Darjel Sina për në Gjykatën e Lartë.
Darjel Sina që aktualisht shërben si Komisioner Publik, ishte i vetmi kandidat në garë për vakancën e hapur në Gjyaktën e Lartë.
Tashmë KLGJ pritet të përfundojë pikëzimin për Sinën dhe t’i hapë rrugë emërimit të tij në Gjykatën e Lartë./BW