Shqipëria me regjim hibrid nuk është Iraku i Sadam Husejnit

Nga GJERGJI THANASI

Kampi Ashraf 3 në Manzë për mendimin tim po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një “ulcer stomaku” për Shqipërinë. Kampi dhe muxhahedinët duarpërgjakur banorë të tij, pa pikë dyshimi, që po shndërrohen në burim telashesh për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Për shkak se “banorët” (inmates) të Kampit Ashraf 3 në të kaluarën i kanë lyer duart me gjak, iranian, kurd, iraken dhe amerikan (civilë dhe ushtarakë), për shkak se në të kaluarën dhe sot kanë shërbyer si mercenarë dhe hyzmeqarë të disa pronarëve, për shkak se e kanë të pamundur të jetojnë normalisht në një shoqëri normale njerëzore, Kulti Rajavi nuk duron, që të kritikohet nga askush për asgjë.

Ky kult nuk pranon, që askush të përpiqet të hedhë dritë mbi praktikat allasojshe të “ndërrmarrjes” Rajavi LTD. Ky kult pranon vetëm lëvdata të parapaguara me petro-dollarë, lëvdata pa doganë e pa kufi. Automatikisht cilido shqiptar ose i huaj, që nuk i shkon pas avazit kësaj organizate ish terroriste të quajtur MEK, etiketohet si qole e Iranit, si spiun i MOIS-it të mullahëve si terrorist i regjimit të Teheranit etj. etj. Këta ish terroristë shohin ëndërra me syhapur që mund të intimidojnë persona, që janë përplasur dhëmb më dhëmb me dikaturën komuniste. Këtyre ish terroristëve u gënjen mendja se duke përdorur vegla shqiptare (baballarët e të cilëve fjala bie i kanë duart të lyera me gjak djemsh ELbasani- demonstrate e 14 dhjetorit 1990)mund tua mbyllin gojën intelektualëve shqiptarë, që duan më shumë Atdheun sesa petro-dollarët, që ofron Kulti Rajavi! Këtyre mjeranëve të ish terroristes Rajavi u duken segmentet kuislinge të pozitës dhe opozitës në Shqipëri si përfaqësues autentikë të popullit shqiptar.

Tipik është rasti i Dr. Olsi Jazexhiut, që me dhjetra e dhjetra raste është akuzuar nga këto MEK-sat ish terroristë si spiun iranian, si terrorist, si bashkëvrasës i fëmijëve iranianë etj. etj. Rasti më i fundit është kur një MEK-s i mjerë i quajtur Bahman Mohammadnejad, sulmon Olsi Jazexhiun, se i ka intervistuar online pjesëtarët e familjes, që jetojnë në Iran. Anëtarët e familjes së tij me lot në sy kërkojnë që të takohen, madje edhe mjaft të bisedojnë me këtë Bahman gjynahqarin, se kanë me dekada, që nuk e kanë parë dhe nuk ia kanë dëgjuar zërin.

I mjeri Bahman këtë intervistim të Olsit e sulmon ashpër (me sa duket në utopinë e përgjakur Rajavi, intervistat mund të bëhen vetëm  me lejen e kësaj ish terroristeje apatride dhe apolide). Kjo është tipike diktaturë! Nëse larg qoftë kjo Rajavi vjen një ditë në pushtet në Teheran, diktatura bolshevike e Leninit dhe Stalinit do të na duket dicka thuajse e pranueshme krahasuar me ferrin Rajav-ian!  Fatmirësisht Atdheu im Shqipëria është vend me regjim hibrid, por jo diktaturë e përgjakur si Iraku i Sadam Husejnit!!!!! Në Shqipëri Rajavi nuk mund të sillet dhe të veprojë si në Irakun e Sadamit.

Në Shqipëri nuk ka Mukhabarat ushtarak si ai i Sadam Husejnit, që i shkonte në plumb ata irakenë, që e bezdisnin ciftin Rajavi!

Siaps ish terrorists rajavi qenka vënie në shërbim të regjimit të mullahëve të intervistosh anëtarët e familjes së një MEK-si fakir të mbyllur në Ashraf 3! Kërkesa e vetme e këtyre familjarëve është, që ai t’i kontaktojë ata qoftë dhe online.

Unë publikisht pyes ish terroristen Rajavi dhe ish e aktualisht bashkëshortët e saj: Zonja ish terroriste nga se frikësoheni ju, nëse ky Bahmani i ngratë flet me njerëzit e famlijes me Skype ose me Messenger?!?!? Mos ndoshta regjimi i mullahëve ka shpikur ndonjë armë, që të vret në distancë po fole me skype me motrën, vëllain, nënën, babain, nipin apo mbesën?!?!?! Mos vallë,  po fole me skype infektohesh me Covid 19?!?!?!? Jo ish terroristja Rajavi, që do rikthejë me 10 pikat e saja demokracinë në Iran, ka frikë nga fjala e lirë.

Ajo ka frikë se pikërisht fjala e lirë mund t’ia infektojë këtë Bahmann-in e shkretë dhe të gjithë “bujkrobërit” e Kampit Ashraf 3. Ish terroristja Rajavi ka frikë se fjala e lirë mund t’i bëjë të mendojnë gjysëm skllevërit e MEK-ut. Është provuar historikisht, se kur skllevërit fillojnë të mendojnë revolta/kryengritja e skllevërve është te pragu i derës.

Ish terroristja Rajavi e di mirë se rebelimi i gjysëm skllevërve të mbyllur në Kampin Ashraf 3 është shumë fish më i rrezikshëm se raketa me rrezen më të gjatë të goditjes, që disponon qeveria e sotme e Iranit. Nga përvoja ime personale i kujtoj ish terrorists dhe aktualisht apolides dhe apatrides Rajavi, që liria funksionon ( Sekretari James Baker në Sheshin Skendërbej qershor 1990 na mësoi ne shqiptarëve se: Freedom Ëorks!!!!).

Liria për të menduar me kokën e vet është rruga nga do kalojë clirimi, emacipimi i bujrobërve të shkretë të Kampit Ashraf 3 në Mazë, në zemër të Atdheut tim Shqipërisë.

Si luftëtar për liri dhe emancipim, që thuajse në adoleshencën time, e siguroj ish terroristen Rajavi se liria brenda gardhit dhe kullave të rojes të Kampit Ashrtaf 3 do të triumfojë ashtu sic triumfoi në Shqipërinë e diktatorit Alia, në Bullgarinë e Zhivkovit, në Poloninë e Jaruzelskit, në Irakun e Sadam Husejnit etj. Përballë idealeve të lirisë ti Myriam Rajavi nuk je gjë tjetër vecse një plakë e mjerë, një ish terroriste e pa Atdhe.

Publiksiht i bëj apel z. Bahman Mohammadnejad që të bëhet burrë dhe ta kundërshtojë ish terroristen Rajavi. Z. Bahman ju jeni viktimë! Z. Bahman ju nuk keni nevojë, që për një tas pilaf e për një krah pule OMGJ ardhur nga Brazili, të bëni hasha pjesëtarët e familjes suaj, që ju duan me shpirt. Z. Bahman ju jap Besën, fjalën e nderit të shqiptarit, që do përpiqem me patjetër t’iu fus në kamp artikullin tim të përkthyer në Farsi (Rajavi nuk i ka blerë ende të gjithë shqiptarët folës të gjuhës Farsi). Besoj se do arrij t’iu fus në kamp edhe një smartphone me 3 Giga bite në të, me qëllim që të flisni në telefon jashtë kontrollit të “shtrigës” Rajavi me të dashurit e zemrës suaj, me njerëzit e familjes suaj.

Në kujtesën e telefonit do të keni edhe numrat e anëtarëve të familjes suaj. Z. Bahman besoj se ky do jetë hapi i parë, që ju të ndiheni i lirë dhe jo psikologjikisht i varur nga përrallat për luftë permanente për clirimin e Teheranit, si edhe fizikisht i varur nga një tas pilaf e një canak me caj blerë me petro- dollarë, që ju jep ju ish terroristja Rajavi. Z. Bahman ju jeni njeri, nuk jeni qen, që t’i qëndroni besnik padrones suaj ish terroristes Rajavi për një canak mbushur me ushqim! Z. Bahman mos ngurroni ta shijoni aromën e lirisë! Ju garantoj, se sapo ta provoni, do jeni i gatshëm të luftoni për liri, të luftoni për një të drejtë mëse elementare, të drejtën për të folur dhe pse jo për të përqafuar anëtarët e familjes suaj të dashuri në Iran dhe jashtë Iranit.  Durim z. Bahman liria nuk është larg. Luftoni për të dhe do ta keni!!!!!!/Ashraf News 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne