Një 72-vjeçari të infektuar me Covid-19 në Tiranë, i ka plasur bombola e oksigjenit në banesë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:05 të mbrëmjes së djeshme në Bulevardin “Bajram Curri”.
Pas incidentit të ndodhur në banesën e tij, ai është dërguar me spital për mjekim më të specializuar për shkak se kishte nevojë të merrte oksigjen. Policia njofton se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar të tjerë ndërkohë që po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 15.11.2020, rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19. Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar. Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./tpz