Kaosi në Kuvend, shtyhet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Soreca do të prezantonte progres-raportin e KE

Të hënën në orën 12:00 ishte planifikuar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku pritej që i ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE Luigi Soreca të prezantonte Progres-Raportin e BE për vitin 2023. Duket se vendosmëria e deputetëve të opozitës për të mos lejuar funksionimin normal të Kuvendit deri në plotësimin e kushteve të tyre për respektimin e të drejtave kushtetuese, ka bërë që Kuvend të njoftojë anëtarët për anulimin e mbledhjes.

Përmes një e-maili zyrtar anëtarët janë njoftuar se mbledhja e planifikuar anulohet. Këshilli Kombëtar i Integrimit bashkëdrejtohet nga deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe deputeti socialist Toni Gogu, si dhe ka në përbërje kryetarët e grupeve parlamentare, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare.

Nuk dihet ende se kush e ka kërkuar anulimin e kësaj mbledhje, por Ambasadori Soreca nuk do të ketë mundësi të raportojë në Kuvend mbi raportin për Shqipërinë./BW

 

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne