Karakteret Njerëzore!

Nga: Eduart Thartori

Karakteret Njerëzore:

1. HYJNORE
Është karakteri i njeriut të dashur, zemërmirë, e don drejtësinë, lufton për drejtësinë. Fal shumë, harron të keqen. I buzëqeshur. I drejtë. Ndihmon të dobëtit, jep sadaka fshehurazi dhe haptazi. Dhe sigurisht mbi të gjitha besimtar i Zotit..

2. DJALLËZOR
Është karakter i ashpër, i pashpirt, i lig. Hasedçi, fodull, dashakeq, mosmirnjohës, kryeneç, llafazan, dallaveraxhi, servil, Frikacak, etj..

3. SHTAZARAK
Njeriu i dhënë pas epsheve. Seksi, luksi, mirëqenia, aventura, pangopësia, babëzia, Etj..

4. KËRCU..
Është karakteri i atij njeriu që nuk merr vesh asgjë nga krejt çfarë thamë më lart. Mendon vetëm si të kalojë me bukë ditën e sotme. Nuk e di pse ka ardhur në këtë dunja. Martohet sepse ia kërkojnë të martohet. Kalon krejt jetën në kazëm dhe lopatë. Punon më shumë se fiton. Nuk ka ambicje dhe në fund vdes i harruar..

Ç’është e vërteta asnjëri nga ne nuk i posedon të gjitha cilësitë e vetëm një karakteri dhe asgjë nga karakteret e tjera.

Krejt jemi të përzier në këto karaktere. Por për ta definuar veten ku jemi, duhet të shohim cilat cilësi kemi më tepër..

Frymëzim nga Mustafa Mahmud

/GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne