Emisioni IMPAKT Opinion

Konference Shtypi mbi bashkepunimin e Ministrise se Brendshme me muxhahedinet e Maryam Rajavit

 

Ne videon me larte Dr. Olsi Jazexhi, deputeti Kujtim Gjuzi, gazetari Gjergji Thanasi dhe i persekutuari politik Ehsan Bidi flasin mbi persekutimin qe xhihadistet iraniane te Manzes bejne kunder defektoreve iraniane qe kane braktisur xhihadin e MEK-ut dhe duan te jetojne te lire jashte kampit paraushtarak muxhahedin te Manzes.

Konferenca eshte bere jashte Hotel Tirana International, pasi Hoteli eshte kercenuar nga Ministria e Brendshme ne oren 9.00 am qe te kanceloje konferencen e cila duhej te behej ne oren 11.00 am.

Hotel Tirana eshte kercenuar me 1.000 leke te reja gjobe nese do lejonte organizimin e konferences per shtyp.

Ne konferencen per shtyp te organizuar ne rruge, prezantohet tragjedia e Ehsan Bidit, nje muxhahedin qe ka braktisur MEK-un qe ne vitin 2012. Pasi i eshte bashkuar MEK-ut ne 2002 Ehsani eshte torturuar nga komanda xhihadiste. Me pas eshte larguar drejt Egjiptit dhe Rumanise. Ne 2013 UNHCR-ja ka shpetuar Ehsanin nga vuajtjet e MEK-ut dhe eshte sjelle ne Shqiperi si azilant politik.

Megjithate pas ardhjes se MEK-ut ne 2016, komandantja e xhihadit Maryam Rajavi ka kercenuar me vrasje Ehsanin dhe duke i bere presion Ministrise se Brendshme ne 2019 i kane hequr ne menyre ilegale azilin. Ne gusht 2019 Ehsani te cilit MPB i ka vjedhur letrat e azilit e ka burgosur ne qendren e azilit ne Karrec me instistimin personal te Maryam Rajavit e cila duke denuar Ehsanin kerkon te trembi ushtaret e saj qe duan te largohen nga kampi i xhihadit te Manzes.

Ehsani eshte akuzuar ne mediat e blera nga MEK-u si agjent iranian dhe terrorist. Pas mbajtjes ne izolim pa nje proces gjyqesor ne 13 gusht 2020, Ehsani eshte liruar nga burgu i Karrecit dhe eshte hedhur ne menyre ilegale per ne kufirin greko – shqiptar ku rrezikonte qe edhe te vritej.

Ky skandal kufitar qe eshte kthyer edhe ne skandal diplomatik ka detyruar autoritetet shqiptare qe te marrin pas Ehsanin ne zonen kufitare dhe ta sjellin ne Tirane duke i dhene nje leje qendrimi te perkohshme.

Ehsani ka frike per jeten e tij. Ndersa MPB ne bashkepunim me komanden muxhahedine e burgosen per 1 vit pa proces gjyqesor, dhe deshtuan qe ai te vritej ne kufi, ai nuk eshte i sigurte per jeten e tij. Ai ka frike se MEK-u qe e sulmon me SHPIFJE DHE LAJME TE RREME ne media sikur Top Channel dhe e shpall agjent iranian, mund qe edhe ta vrase apo burgose perseri.

Deputeti Kujtim Gjuzi i ofron Ehsan Bidit mbrojtjen e tij personale dhe uron per mbijetesen dhe mos vrasjen e Ehsanit ne kufi.

Ndersa Olsi Jazexhi i ben apel Sander Lleshaj, antiterrorit, Ministrise se Brendshme qe te mos kthehen ne vasale te armates muxhahedine dhe te mos persekutojne muxhahedinet qe braktisin xhihadin e Maryam Rajavit dhe MEK-ut kunder Iranit.

Ai i tregon mediave qe opozita e personave te deradikalizuar te MEK-ut, te cilet kane braktisur xhihadin dhe nuk duan te bejne lufte, duhen mbrojtur dhe nuk duhen persekutuar, burgosur apo vrare nga MEK-u. Ne konference permendet qe ne qendren e Karrecit mbahen edhe 7 azilante te tjere iraniane te cilet mesa duket mbahen per ti bere qejfin Maryam Rajavit dhe komandes muxhahedine e cila iranianet qe nuk pranojne ti bashkangjiten xhihadit te saj i burgos dhe shpall agjente iraniane.

Deputeti Kujtim Gjuzi ben thirrje per ndalimin e diskriminimit dhe i ben thirrje Edi Rames per hapjen e bisedimeve me Iranin. Ai do kerkoje interpelance me kryeministrin Rama mbi gjerat qe ndodhin ne kampin muxhahedin te Manzes. Deputeti thote qe ka informacione qe ne kampin e Manzes mbahen njerez peng dhe per kete do i kerkoje llogari kryeministrit Rama.

Gjergji Thanasi denoncon trajtimin kriminal ndaj Ehsan Bidit dhe incidentin kufitar ndermjet Shqiperise dhe Greqise qe ka shkaktuar Ministria e Brendshme duke vepruar si nje organ vasal i organizates se xhihadisteve iraniane. Ai i ben thirrje gjeneral Sander Lleshit qe te mos sillet si kuisling i armates muxhahedine, por te sillet si nje minister shqiptar.

OPINIONE

INTERVISTA