“Banda e megafonit” (pjesë e kartelit) që u shkruan ambasadave manipulon dhe nuk përfaqëson protestën kombëtare
Letër e hapur për ambasadat e huaja në Tiranë – nga Artur Shkurti, drejtor i shkollës (27 qershor 2026)
Kurr të keqen pa ia dà: Rrihe e mos e lèn me kjà!
Gjergj Fishta, Lahuta e Malcis
Mbretëritë e pabesa,humpnë e vanë posi vesa!
Naim Frashëri, Qerbelaja, 1898
Të nderuar ambasadorë,
Protesta është “mikse”, aq mikse sa janë edhe përfaqësues të Kartelit Politik që sundon Shqipërinë edhe përmes manipulimit të protestës, por ka edhe popull që shpreson se nuk do të manipulohet sipas skemës që paralajmëron Gëte tek “Fausti”
“Rrëmeti gjithë rreh përpjetë, kujton se shtyn dhe shtyhet vetë” .
Fryma e protestës na tregon nevojën për përmbysjen e Qeverisë Antikombëtare, nevojën për Qeveri Teknike e cila të ketë kohën e mjaftueshme të organizojë përmbysjen e Kartelit Politik që ka qeverisur Shqipërinë duke i marrë frymën demokracisë dhe kombit shqiptar. Kjo nuk është e lehtë. Mund të bëhet vetëm me besimin tek organizimi i popullit me parimin nga poshtë lart. Jo me stilin bajat “populist” “e di unë se çfarë duhet dhe kini besim tek unë” që rezulton gjithmonë një dëm kombëtar i qëllimtë.
Grupi që ju shkruan, e siguron promovimin e vetes përmes kapjes së sheshit, mikrofonit, mediave. Janë turpërim i traditës shqiptare për Kuvend i cili nuk duhet të ndodh në shesh por në “oda” (salla). Cila është arsyeja që “sheshi i Tiranës është plot” ndërsa “sheshet e qyteteve janë bosh”? Manipulimi. Cila është arsyeja që “Sheshi i Tiranës” është plot, por “sallat e reflektimit intelektual janë bosh”. Manipulimi. “Banda e Megafonit” përfaqëson kartelin dhe tutorët e huaj. Këto punë i dini ju më mirë.
Sipas “bandës së mikrofonit” populli shqiptar që ngrihet në protestë kombëtare na qenka aq i varfër sa jo vetëm nuk siguron një “klasë politike” udhëheqëse të urtë e të ndershme por as kur protestonkan, këtë nuk e bëjnë përmes inteligjencës por ua lënë territorin “manipulatorëve” të cilët për çudi nuk ndjekan uri për profesorët shqiptarë, por ndjekan uri për “negociatorë” ndërkombëtarë (qartësisht të shitur). Ka edhe një të vërtetë të pjesshme në këtë gjë, por përsëri është dëm i Kartelit. Për 35 vjet morën masa që inteligjencia shqiptare të ishte apatike. Këtë e siguruan përmes dobësimit të sistemit arsmor që solli prishjen e karakterit dhe e virtyteve të shqiptarit.
NUK NA PËRFAQËSOJNË, POR NA TURPËROJNË
Kur Gjergj Fishta i këndonte Lidhjes së Prizrenit, ai vlerësonte tek anëtarët aftësinë udhëheqëse, urtësinë, pleqësinë, bujarinë, guximin, dashurinë për kombin dhe atdheun dhe këto virtyte kanë qenë aq të larta sa Fishta thoshte “Nuk ia lshojn vendin kurrkuej as n’ Shqypni, as nder t’huej”, që do të thotë se edhe ambasadat e huaja do t’u përuleshin me respekt. Mirëpo ku janë këta shqiptarë të Fishtës sot?! A mos vallë Gjergj Fishta do ta kish çuar në mend Gentian Prognin, Arben Kolën, Luçjana Kokajn, Gjon Ndojn, Entela Kojën, Megan Balajn, Edviol Kullurin, Etleva Merkon, Everest Bardhin, Përparim Gjekën, Mevlan Matën, Ilir Xhemalajn, Marjen Ramën. Shqipëria me universitete dhe diasporë të shquar na u dashka përfaqësuar prej tyre, sepse vetë ata duan të jenë përfaqësues. Turp, marrëzi, mungesë ndjeshmërie ndaj kombit që vuan!
ANALIZOJMË LETRËN MANIPULUESE:
Ata identifikohen si “Grupi koordinues i protestës”. Më mirë do të ishte “Grupi manipulues i protestës”. Edhe pse isha drejtor shkolle (dhe ata nuk e kan pasur një të tillë në 27 ditë) nuk kanë dashur të ma japin fjalën në protestë. U kam shkruar në disa kontakte (12-13 qershor). Kur e bëra fakt dhe botova fjalimin “e pambajtur” (13 qershor), në rrjet social, bashkë me shënimin për refuzimin e tyre, më thanë të nesërmen “eja mbaje” dhe mbajta një fjalim tjetër në 14 qershor (ora 19:21). Fjalimi im ishte 80% referim ndaj programit të Rilindjes Kombëtare që duhej ta shfrytëzojë kombi shqiptar, ndaj Naim Frashërit, Sami Frashrit, Pashko Vasës, Gjergj Fishtës. Kamerat fiksuan Arben Ndokën që që donte disa herë ta ndërprisja fjalimin, dhe mërzitjen time, edhe pse më parë kishin rënë dakort për 570 fjalë. (shih videon)
Nuk e ndërpreva fjalimin po u dhashë porosinë morale të Naimit
“Mos iu afro dhelpërisë po së drejtës iu nis pas, në dëgjofsh fjalët e mia, do të jesh gjithnjë në gas”. Të shkruarit e letrës për ju është dhelpëri dhe manipulim i pastër i protestës popullore, e cila kërkon në radhë të parë, më shumë se rrëzimin e Qeverisë, kërkon të kristalizohet vullneti popullor i aftë për të konrolluar monitoruar veprimet e ardhshme. Ata e mbajnë qëllimisht linjën e “paradës së mërzitjes” që fsheh boshatisjen e sallave dhe apatinë e inteligjencës ku duhet të ndodhë organizimi i cili nuk mund të bëhet në shesh. Ata e dështojnë qëllimisht këtë nevojë.
1. Grupi manipulues shkruan: “kemi nderin t’ju drejtohemi me frymë transparence, përgjegjësie demokratike dhe respekti për vlerat që bashkojnë vendin tonë me komunitetin euroatlantik.”
Grupi qartësisht nuk bën asnjë transparencë (për financimin, për aftësinë zaptuese të territorit para Kryeministrisë, për aftësinë e goditjes së grupeve kundërshtare, aftësi që ata ia faturojnë “forcave të antiterrorit të Ramës”. Paradoksi është: protestë “kundër terrorit të Ramës” por falenderim për “antiterrorin e Ramës” i cili nuk arreston “terrorin e Ramës” por kundërshtarët.
Megjithëse letrën presupozohet ta marrin edhe ambasadat e shteteve e kombeve të qytetërimeve të lindjes, grupi protestues kujdeset të kufizojë me “vlerat e komunitetit euroatlantik” pra letra për ambasadat e lindjes janë për të larë gojën.
Në fakt, çdo sistem arsimor-edukativ serioz ndërkombëtar edhe në perëndim flet vetëm për “vetëdije e vlera globale” (humane) dhe “kombëtare” dhe nuk flet për “vlera auroatlantike” (që në fakt janë vlera politike). Grupi manipulon kur thotë se paraqet “vlerat e popullit sovran” sepse nuk përfaqëson vlerën kryesore “përfaqësimin”, “sinqeritetin” dhe “besnikërinë ndaj popullit”.
Megjithëse në shesh kanë marrë pjesë në ditë të ndryshme disa qindra mijë njerëz, grupi na qenkësh “dembel” për të mbledhur përfaqësues. Në fakt, nuk duan. Duan lodhjen dhe manipulimin.
Megjithëse grupi e di që Qeverinë Teknike do ta caktojë parlamenti i kapur nga Karteli Politik dhe jo nga populli, grupi fsheh sugjerimet e arsyeshme që Opinioni Publik të organizohet për të monitoruar proceset demokratike që çojnë në Qeveri Teknike?
Megjithëse kemi botuar koncepte të arsyeshme të organizimit kombëtar që çojnë saktë në monitorim të suksesshëm, grup bën sikur i di (kur i kanë artikujt tanë). Konceti ynë është për procese kombëtare përfaqësimi selektimi dhe jo drejt e në emra.
Vetëm udha e drejtë është më e vështira në këtë punë. Me letrën që nisin grupi manipulator, kërkon t’i japin fund protestës para se ajo të prodhojë rezultate reale, prej të cilave ka frikë. Zhurma nuk është rezultat. Të bësh “sintezën” e protestës kombëtare është thjesht një punë “studimore” voluminoze.
Kur e bënë “sintezën e protestës kombëtare” “banda e mikrofonit” kur çdo ditë, 24 orë rresht janë, bukë, banjë e protest në shesh?
KONCEPTI YNË I BOTUAR PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS
Qeveria Teknike juridikisht vendoset nga Kuvendi, por duhet të ketë besimin e popullit. Besimi i popullit bëhet evaziv nëse ka anarshi të qëllimtë mendimi. Ne sugjerojmë aksion kombëtar për ngritjen e 10 Asambleve Sektoriale (profesionale). Propozojmë që këto asamble të zgjidhen me procese demokratike që i besohet Sistemit Arsimor (shkolla, universitete) duke ngritur bordet e prindërve dhe bordet e pedagogëve de studentëve të cilët propozojnë të paktën 500 anëtarë profesionistë për çdo asamble sektoriale. Këta nga ana e tyre vendosin për 10 përfaqësuesit më të mirë që i dorëzohen Kuvendit, ku njëri zgjidhet ministër e të tjerët janë staf drejtues i ministrisë përkatëse.

















