Antela Spaho
Parlamentari Taulant Balla, mjaft aktiv kohët e fundit në rrjetet sociale, me tallje, gënjeshtra, mashtrime, manipulime, në përpjekje për të mbrojtur qeverinë dhe për të zvogëluar fuqinë e protestës qytetare, duke publikuar letra të shpikura prej atij vetë sikur i kanë dërguar emigrantët dhe, së fundi, me shpikjen e letrës gjoja nga autori i këngës që Edi Rama gjithashtu i krijoi vetes, i fyer nga denoncimet për plagjiaturë vite më parë, në vitin 2019 nxori motrën e vet që t’i dëshmonte popullit shqiptar se sa nxënës i mirë ka qenë në gjimnaz.
Në mbrojtje të vëllait, motra e tij publikoi një vërtetim notash, ku shihet se i vetëquajturi doktor shkencash ka përfunduar 4 vite gjimnaz me kohë të plotë vetëm për një vit akademik, pra midis viteve 1995-1996. Gjithashtu, vihet re se viti IV është shkruar viti VI dhe se, sipas moshës së Taulantit, i bie se e ka filluar gjimnazin në moshën 18 vjeç.
Taulant parlamentari deklaron
se është doktor i shkencave, por, sipas këtij vërtetimi të sajuar, ai nuk ka kryer as shkollën e mesme.
Parlamentarët, qeveritarët dhe drejtues të lartë institucionesh të nivelit Taulant, janë arsyeja kryesore pse Edi Rama nuk do t’ia dijë për plagjaturat dhe mungesën e meritokracisë në sistemin akademik e kudo.
Me këtë qëndrim Edi Rama ka dëshmuar dhe dëshmon se është pro analfabetizmit, pro plagjaturave, kundër dijes dhe meritokracisë.
Doktoratura plagjiaturë, si u “fundos” Taulant Balla nga motra e tij

















