Katër anije tentojnë të kalojnë Hormuzin, ushtria iraniane i kthen pas

Mediat iraniane raportojnë se 4 anije që tentuan të kalonin Ngushticën e Hormuzit u detyruan të ktheheshin pas.

Agjencia e lajmeve Tasnim raporton se forcat detare iraniane u përballën me katër anije që po përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit dhe të hynin në Gjirin Persik pa u koordinuar me autoritetet iraniane.

Duke cituar një zyrtar ushtarak të informuar, Tasnim tha se anijet morën fillimisht paralajmërim nga forcat detare iraniane, por pasi ato e shpërfillën njoftimin, u qëllua me të shtëna paralajmëruese, duke i detyruar të tërhiqeshin./mexhlisi

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne