Kathimerini në 10 pika/ Manipulimet më të mëdha të procesit Beleri

Ish ambasadori grek në Tiranë, Alexandre Mallias, ka bërë për gazetën “Kthemerini”, një artikull të gjatë ku reket të shpjegojë për publikun e vendit të tij të gjitha shkeljet në procesin e Fredi Belerit. Në shkrimin e titulluar “Çështja Beleri, Anatomia e një drame kafkiane”, diplomati shpjegon se po përpiqet të kontribuojë në informimin e lexuesve të kësaj të përditshmeje, me statusin e dyfishtë, të ish-ambasadorit të Greqisë në Shqipëri dhe qytetarit të nderit të Himarrës që prej vitit 2005. Ai nënvizon se qëllimi i këtij artikulli është që të ndihmojë edhe skeptikët, pasi edhe në Greqi ka të tillë, për përmasat e arbitraritetit të regjimit aktual në Shqipëri. Në nëntitullin e shkrimit thuhet se ai mëton të shpjegojë se si u ngrit akuza, se cilët qenë dëshmitarët dhe se çfarë provash servirën autoritetet. Alexandre Mallias mbërrin në përfundimin e një komploti të organizuar keq

1 Rama dhe goditja elektorale

Procedimi penal filloi dhe u organizua menjëherë pas vizitës së z. Rama në Himarë, më 6 maj 2023, ku ai kuptoi se rezultati i zgjedhjeve vendore në Himarë të dielën e 14 majit do të rezervonte një humbje të rëndë për të dhe Partinë Socialiste, siç edhe doli në të vërtetë. Jo rastësisht, ai u përpoq me gjithë fuqinë e tij me ofendime dhe duke pranuar haptazi se do të merrej “personalisht” me z. Beleri. Pikërisht këtë bëri në kurriz të kryetarit të“Omonoias”, i cili organizoi vizitën historike të kryeministrit grek më 22 dhjetor 2022.

L'affaire Belleri : l'anatomie d'un drame kafkaïen-1Fredi Beleris së bashku me Kyriakos Mitsotakis,gjatë fjalimit të kryeministrit grek në një tubim entuziast të mërgimtarëve në Heimarra në dhjetor 2022. Strategjitë që çuan në arrestimin e Belerisit pasuan. Autori beson se qeveria shqiptare kërkon të çrrënjosë minoritetin kombëtar grek të rajonit. Foto DIMITRIS PAPAMITSOS / ZYRA E SHTYPIT KRYEMINISTRI / INTIME NEWS

2 Prova e komplotit

Sipas akteve shkresore që ndodhen në dosjen gjyqësore, po ashtu edhe nga sa është deklaruar përpara gjykatës, autoritetet kanë aktivizuar “bashkëpunëtorin e policisë” z.Arsen Rama, i cili ka biseduar në telefon me drejtuesin e Komisariatit të Policisë Himarë, z.Ermal Hajdini dhe i ka thënë se kishte vënë në dijeni të blerjes së votave në favor të Fredi Belerit për zgjedhjet vendore. Drejtuesi i Komisariatit të Policisë Himarë deklaroi se ka bërë një hetim pas këtij denoncimi dhe më pas ka vënë në dijeni prokuroren e Vlorës,znj. Matilda Peza, si dhe i ka vendosur mjetet e përgjimit Arsen Ramës pasi ka “siguruar” lejen për të nisur përgjimin.
“Provokatori” Arsen Rama. nuk mundi t’i shpjegoj gjykatës se si e ka kuptuar që, sipas tij, po bëhej blerja e votave në Himarë, nuk ka dhënë si shembull asnjë rast dhe nuk ka referuar asnjë dëshmi konkrete. I pyetur nga gjyqtarët ai thjesht deklaroi se e kishte kuptuar sepse i kishte thënë “dikush”, të cilin as e njeh dhe as nuk e mban mend. Të njëjtën gjë bëri edhe z. Ermal Hajdini, i cili nga njëra anë deklaroi se ka kryer hetime lidhur me këtë denoncim, ndërsa nga ana tjetër nuk arriti të deklaroi asnjë rezultat konkret të këtyre hetimeve që do të justifikonin operacionin policor. Znj. Matilda Peza si prokurore,edhe pse nuk kishte kompetencë, ndërmori veprime kyçe.

3 Kushtet e përgjimit

Lidhur me përgjimet, nga aktet e dosjes gjyqësore konstatohet se ka pasur përgjim ambiental 24-orësh ndaj z. Beleri nga dy grupe. Është kryer përgjimi telefonik, si dhe përgjimi ambiental i lokaleve dhe i vendtakimeve të anëtarëve të koalicionit opozitar dhe të zyrës vendore të “Omonias”. Gjithashtu, rezulton se mjaft mbështetës të z. Beleri u përgjuan pa vendim përgjimi nga Prokuroria e Vlorës.
Gjëja më e rëndësishme që del nga përgjimet është se ato kanë filluar më herët se data e marrjes së vendimit për kryerjen e përgjimeve, në procesverbal nuk përmenden specifikisht orët e fillimit dhe të përfundimit të përgjimit, ndërsa është falsifikuar një dokument i këtyre procesverbaleve me qëllim për të “legjitimuar” afatet kohore.

4 Arrest në mesnatë, regjistrime fallco

Të premten, 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, bëhet arrestimi në qendër të Himarës, dy kilometra larg lokalit ku pretendojnë se ka ndodhur vepra penale dhe pa pasur asnjë lidhje kohore me të. Z. Beleri doli nga një restorant dhe po bisedonte me dy miqtë tij. Pas situatës së krijuar dhe pasi njerëzit u mblodhën jashtë Komisariatit të Policisë së Himarës, u afrua aty edhe z. Pandeli Kokaveshi. Ai pyeti se çfarë kishte ndodhur me z. Beleri dhe menjëherë u arrestua. Kjo ngjarje u prezantua nga kryeministri E. Rama, nga gjykata e Vlorës dhe më pas edhe nga Spak si një arrestim “në flagrancë”,
Pas arrestimit, z. Beleri dhe z. Kokaveshi u transferuan në Vlorë ku Prokuroria e famshme e Vlorës “zbuloi” një dëshmi penaliteti të z. Beleri, e cila e nxjerr atë të dënuar. Siç është vërtetuar tashmë, gjendja gjyqësore e z. Beleri është i padënuar. Sa herë është kërkuar nga Institucione të ndryshme, ai ka marrë dëshminë se është i padënuar….përveç ditës që “duhej” të arrestohej. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përpara se të pranonte kandidaturën e tij për zgjedhje, e hetoi thellësisht dy herë dhe konstatoi se ai është i padënuar. Në seancën e fundit gjyqësore, personi përgjegjës i regjistrit të gjendjes gjyqësore në Shqipëri deklaroi se gjendja reale gjyqësoree z. Beleri është i padënuar.
Një nga ekspertët më të mirë IT në Shqipëri deklaroi publikisht se dëshmia e penalitetit e përdorur nga autoritetet për arrestimin e z. Beleri është e falsifikuar, ndërkohë që dokumentoi shkencërisht dhe profesionalisht mënyrën e falsifikimit të saj.

L'Affaire Belleri : L'anatomie d'un drame kafkaïen-2Një turmë emigrantësh demonstruan në favor të çlirimit të Belerit gushtin e kaluar në Himrre. Gjatë gjithë kohës, pakica kombëtare greke mbetet e bashkuar rreth kryebashkiakut të zgjedhur. Në fakt, komplotistët nuk arritën të gjenin një dëshmitar të prokurorisë, një burrë nga Heimariotis, i cili nuk kishte asnjë lidhje dhe nuk financohej nga policia shqiptare.

5 Tarifa 45 euro për votë

Akuza në çështjen në fjalë lidhet me shitblerjen e votës. Konkretisht ata akuzohen se kanë blerë 8 vota në shumën 360 euro. Arsen Rama ka bërë një listë me 8 votues, listë e cila nuk ka arritur kurrë në duart e zotit Beleri dhe të askujt tjetër nga stafi i tij. Gjithashtu, në përmbajtjen e listës, siç u bë e ditur shumë më vonë, ka të afërm të zotit Arsen Rama dhe disa të tjerë që deklaruan se nuk e kishin idenë për ekzistencën e një liste të tillë dhe as për përmbajtjen e saj. Vlen të theksohet se disa prej tyre nuk janë as votues në Bashkinë e Himarës. Në konsultim dhe udhëzim absolut, siç kanë deklaruar përpara gjykatës, drejtuesi i Komisariatit të Policisë Himarë dhe Arsen Rama organizuan hap pas hapi veprimet e tyre për të futur në kurth zotin Beleri.

6 Telefonatat pa përgjigje dhe kartë monedhat

Në provat që ndodhen në dosjen gjyqësore, por edhe në ato që u lexuan në gjykatë nga prokurorët e SPAK znj. Dorina Bejko dhe z.Adnan Xholi, rezultojnë 30 thirrje telefonike, shumica pa përgjigje, nga z. Arsen Rama drejt z. Beleri. Ka fotografi që tregojnë z. Beleri duke pirë kafe, fotografi ku ai flet me stafin e tij, një fotografi që prokuroria pretendoi në mënyrë të rreme se tregon z. Beleri duke biseduar me Arsen Ramën, ndërsa u vërtetua se personi në këtë fotografi është shtetasi Thoma Bogdani, i cili u paraqit dhe e dëshmoi edhe personalisht këtë fakt përpara gjykatës.
Një bisedë në aplikacionin Vhat’s app ku stafi dhe miqtë e koalicionit shkëmbenin urime dhe sugjerime për vullnetarë për fushatën zgjedhore. Një video ku shfaqet z. Kokaveshi duke biseduar me Arsen Ramën, ku ky po i lexonte emrat e listës së zgjedhësve që kishte mbledhur. Më pas, pasi kanë numëruar emrat në listë, janë larguar nga lokali. Sipas prokurorisë, aty është kryer krimi i pretenduar, por video në fjalë nuk është shfaqur asnjëherë në gjykatë. Nuk duket dhe as dëgjohet sikur po diskutohet lidhur me ndonjë transaksion. Menjëherë pas kësaj, Arsen Rama shkoi në Komisariatin e Policisë Himarë me qëllim t’i hiqeshin aparaturat e përgjimit, ndërkohë që nuk i dorëzoi paratë që pretendonte se kishte marrë nga zoti Kokaveshi. Përse? I pyetur nga avokatët ai u përgjigj se nuk i kujtohet se çfarë ka ndodhur me paratë, vetëm se i ka marrë paratë. Përkundrazi, pas arrestimeve, të nesërmen në orën 6:00 të mëngjesit ai i dorëzoi policisë 8 kartëmonedha që supozohej se i kishte marrë. Në këqyrjen e këtyre kartëmonedhave nuk u gjetën gjurmë gishtash as të z. Kokaveshi dhe as të z. Beleri. Kryepolici, i pyetur se pse nuk e arrestuan z.Kokaveshi në atë moment të takimit që kishin organizuar ku do të kryhej edhe transaksioni, deklaroi se …ishte duke darkuar në një fshat tjetër.

L'Affaire Belleri : L'anatomie d'un drame kafkaïen-3Pak ditë përpara zgjedhjeve të Himarrës në maj 2023, kryeministri Edi Rama paralajmëroi në një fjalim në rajon se do të merrej “personalisht” me Freddy Belleris. Pasoi arrestimi i tij, me procedura të shkurtuara.

7 Shpërblimi i dëshmitarit

Dëshmitarët e akuzës të thirrur nga prokurorët e Spak ishin z. Arsen Rama, z. Ermal Hajdini, vëllai i z. Arsen Rama, z. Abdyl Rama, dy shtetas nga fshati Dhërmi që ishin në listën e “provokatorit” dhe dy shtetas nga Himara që sipas hetimeve të prokurorisë do të përfitonin dokumentet greke në këmbim të votës së tyre.
Unë isha prezent në sallë. Gjykata e Posaçme gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit kryesor të akuzës, z. Arsen Rama, vendosi të përjashtojë nga salla qytetarët, gazetarët, politikanët dhe ambasadoren greke, duke lehtësuar Arsen Ramën “se mos shqetësohej dhe bënte ndonjë gabim” me arsyetimin se ishte kërcënuar me jetë (seanca gjyqësore u zhvillua në fillim të tetorit, ndërkohë që ai punonte dhe lëvizte në Himarë që prej muajit maj).
Gjatë marrjes në pyetje, dëshmitari kryesor bëri shumë deklarata kontradiktore, nuk mbante mend thuajse asgjë, asnjë detaj, përveçse ka marrë para nga z. Kokaveshi me sugjerim të z. Beleri. Pikërisht atë që i ishte kërkuar të deklaronte. Zbulimi në këtë seancë ishte pranimi i tij se ishte financuar nga fondet sekrete të Policisë Shqiptare për të kryer misionin e tij.
Fatmirësisht, për këtë veprim kishte pasur një denoncim publik nga kreu i opozitës zyrtare të Shqipërisë, z. Sali Berisha. Kështu u bë i njohur ky fakt, prandaj edhe ai e rrëfeu në gjykatë. Madje, prokurorët e SPAK deklaruan se as ata nuk kishin dijeni për financimin e dëshmitarit të akuzës.
Megjithatë, gjyqi vazhdoi! Dëshmitari i dytë i akuzës, z.Ermal Hajdini, jo vetëm konfirmoi sa më sipër, por gjithashtu pranoi se ai e udhëzonte Arsen Ramën dhe se ky i fundit është i njohur për autoritetet. Së bashku me A.R ata qenë të vetmit dëshmitarë që kanë akuzuar. Pas kësaj çështjeje, punonjësi i policisë ka shkuar me ngritje dy gradë, përveç gradimit, i janë shtuar edhe të ardhurat. A.R ka dy dënime për vjedhje shtëpie, mashtrim dhe rrahje të një të moshuare. Vlen të theksohet se sipas ligjit shqiptar është e ndaluar që “provokatori” apo çdo qytetar të bëjë presion dhe provokim ndaj një shtetasi tjetër për të kryer ndonjë krim. Në rastin konkret, është shumë e qartë se policia ka organizuar dhe ka kërkuar të kryejë veprën konkrete, e cila nuk është kryer por dhe edhe sikur të kishte ndodhur, është plotësisht e vërtetuar se nuk do të kishte ndodhur pa të paguarin e policisë z. Arsen Rama.
Dëshmitari i tretë i akuzës, por i një rëndësie të veçantë, është vëllai i A.R, z. Abdyl Rama. Ai nuk u paraqit kurrë në gjykatë, pavarësisht se ishte kërkuar vazhdimisht. Vonoi gjykimin duke zgjatur edhe një muaj më shumë paraburgimin e z.Beleri. Zoti Abdyl Rama tre ditë pas skandalit të arrestimit dha një intervistë për një kanal shqiptar me dëshirën e tij për të folur. Ai ndër të tjera deklaroi se vëllai i tij u fut në kurth nga policia, është vetëm 23 vjeç, ndërsa për z. Beleri ka thënë se nuk i është afruar asnjëherë me qëllim blerjen e votës, përkundrazi ka dashur të kërkojë falje për dëmin që i ka shkaktuar. Një muaj më vonë dhe pasi u zhduk nga Himara, ai u thirr nga prokuroria dhe dëshmoi në organet hetimore pikërisht të kundërtën dhe …më pas u zhduk. Sot është mëse e kuptueshme se përse policia e fshehu.
Pjesa tjetër e dëshmitarëve të “akuzës” deklaruan se nuk kanë lidhje me z. Beleri, se nuk e njohin, nuk e njohin as Arsen.Ramën dhe se nuk kanë votuar në zgjedhjet e majit. Ndërsa çifti nga Himara sqaroi se nuk iu afruan asnjëherë z. Belerit për të siguruar “letrat greke” për arsyen e thjeshtë se kanë dokumente greke që prej vitit 2009!
Është i dyshimtë besimi dhe siguria që organizatorët e kësaj skeme kanë ndaj gjykatës së posaçme kundër korrupsionit, Spak, pasi ata as që u interesuan të mbushin ndopak akuzën, qoftë edhe në mënyrë të rreme. Ata nuk arritën të gjenin një dëshmitar të akuzës, që nuk kishte lidhje me policinë dhe nuk ishte paguar prej tyre, për të dëshmuar kundër z. Beleri dhe z. Kokaveshi.

8 Si u zgjat paraburgimi

Mes gjykimit dhe arrestimit ka pasur të paktën gjashtë gjykime në pothuajse të gjitha shkallët e gjyqësorit lidhur me masën e sigurimit “arrest me burg”. Të gjithë kanë vendosur vazhdimin e masës ekstreme të paraburgimit, ndërkohë që nuk ka rrezik të përsëritet e njëjta vepër pasi zgjedhjet kanë përfunduar, hetimet kanë përfunduar dhe asnjë provë nuk mund të prishet. Z. Beleri u zgjodh kryetar bashkie, fakt që u vërtetua edhe nga Gjykata e Vlorës, nuk ka rrezik ikje sepse ka bërë vazhdimisht kërkesa për betimin si kryetar bashkie. Ai gjithashtu bën biznes në Himarë, jeton me familjen atje dhe ka kufizime të tjera që do të siguronin që ai të mos ikë. I vetmi që ka interes dhe do të dëshironte me zjarr që Beleri të largohej nga Himara dhe Shqipëria është përndjekësi i tij, kryeministri Edi Rama.
Një tjetër shkelje e të drejtave të njeriut që nuk justifikohet në raport me përmasat e veprës penale dhe për një kryebashkiak të zgjedhur, aq më pak kur ai është i vetmi që është paraburgosur për këtë vepër në Shqipëri ndër 36 çështje të tjera me të njëjtën aktakuzë. Sot për të njëjtin krim akuzohen edhe dy kryetarë të tjerë, të cilët jo vetëm janë të lirë, por ushtrojnë detyrën e kryebashkiakut. Ky trajtim tregon qëllimin e kësaj skeme.
Lidhur me paraburgimin është në pritje vendimi i Gjykatës Kushtetuese, niveli më i lartë gjyqësor në Shqipëri, e cila është me 4 muaj vonesë. Ajo ka tejkaluar afatet, në mënyrë të precedente dhe duke mos dhënë asnjë shpjegim logjik për urgjencën e kërkesës. Një veprim padyshim i qëllimshëm, që ajo të mos merrte vendim para përfundimit të gjyqit të themelit dhe të mos i hapte rrugë ankimimit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburg), në mënyrë që Beleri të mos lirohet nga burgu dhe të mos betohet.

9 Prezumimi i pafajesisë

Të nesërmen e zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, Kryeministri i Shqipërisë z. Edi. Rama pranoi humbjen në Himarë. Pak ditë më vonë Gjykata e Vlorës konfirmoi fitoren e Belerit dhe e çertifikoi atë si kryetar bashkie. Që atëherë është kërkuar vazhdimisht që të bëhet e mundur betimi i kryetarit të zgjedhur. Fillimisht u kërkua si diçka krejtësisht e logjikshme, vendim administrativ, kryerje e betimit me leje disaorëshe. Drejtori i burgut ku mbahej në atë kohë z. Beleri ia përcolli kërkesën Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve vendosi të refuzojë lejen, edhe pse ka një precedent për këtë lloj kërkese në Shqipëri. Leje të ngjashme u janë dhënë deputetëve të paraburgosur për të bërë betimin ose për të votuar një projektligj. Të dënuarve u është dhënë leja të shkojnë dhe të votojnë në zgjedhjet e 14 majit. Të dënuarve u është dhënë leje të shkojnë edhe në emisione televizive. Pas tre muajsh vonesë, ata e refuzuan kërkesën e Belerit dhe e dërguan atë në gjykatë. Kështu një vendim thjesht administrativ u bë …gjyqësor!
Askush nuk do ta besonte se një gjykatë në vitin 2024 mund të refuzonte lejen për një kërkesë të tillë. Megjithatë, në Shqipëri, pas aplikimeve përkatëse në gjykata, më 12 dhjetor 2023, ka ardhur vendimi i parë gjyqësor nga Gjykata e Posatçme, e krijuar me fonde evropiane. Ky vendim, jo vetëm që nuk pranoi akordimin e lejes për betim, pa shpjeguar pse, por thuajse autorizoi vetë kryeministrin Edi Rama që të propozojë kë të dojë për të marrë Bashkinë e Himarës. Është e rëndësishme të theksohet se për nxjerrjen e këtij vendimi u deshën tre muaj. Gjyqtarët e zgjedhur për të marrë këtë vendim janë të njëjtët gjyqtarëqë po shqyrtojnë edhe çështjen në themel, z. Erjon Cela, znj. Irena Gjoka dhe znj. Flora Hajredinaj.

Në shqyrtimit të ankimit kundër vendimit të Spak lidhur me lejen për betim ka ndodhur ky fenomen: ndërsa në shkallë të parë kërkesa është shqyrtuar nga tre gjyqtarë (gjyqtarët kryesorë të çështjes) dhe ndërkohë që ka një vendim të Gjykatës së Lartë që parashikon praninë e tre gjyqtarëve për këtë rast konkret, në gjykatën e apelit gjykimin e ka bërë një gjyqtar i vetëm. Konkretisht, gjyqtarja zonja Daniela Shirka, e cila gjithashtu e refuzoi lejen për betim.

10 Te presësh me stoicizëm vendimin

Gjyqi është pothuajse në përfundim dhe koha e vendimit po vjen. Z. Beleri ka mbushur nëntë muaj burg. Ai u mbajt në paraburgim gjatë gjithë kohës, nuk iu dha leja për të bërë betim, nuk kishte asnjë predispozitë politike apo gjyqësore për ndonjë lëshim.

Në këtë moment unë mendoj për qytetarët greke të Himarës Gjatë kësaj kohe u pa qëndrimi shembullor i tyre, nga njëra anë ndaj regjimit shqiptar që shkeli të drejtën e tyre supreme të zgjedhjes, nga ana tjetër ndaj shtetit grek nga i cili shpresojnë se duhet ti mbrojë. Ata janë mbledhur rreth “Omonias” dhe në çdo proces vërshojnë sallat e gjyqit pa llogaritur kostot dhe pasojat që do të kenë nga regjimi.
Si është vetë Beleri? Unë e takova personalisht.Ai është duke treguar qartësi dhe forcë të pashtershme, ndonëse herë pas here i janë afruar me synimin për kompromise të pandershme. Ai ka pranuar pocesin para pakteve te ofruara nga njërëzit e Ramës.
Gjatë paraburgimit një ditë burg në rast të dënimit konsiderohet një e gjysmë, prandaj kur të përfundojë gjykimi ai do të ketë vuajtur tashmë 15 muaj. Së fundmi kanë përfunduar disa çështje për të njëjtën vepër, në të cilat natyrisht ka pasur prova të forta dhe ku të akuzuarit kanë pranuar fajin, por në asnjë rast nuk ka pasur dënim më shumë se një vit (dënime me kusht, ku fajtorët nuk kanë kaluar asnjë ditë burg).
Të gjitha kushtet që qeveria greke i ka vendosur kryeministrit shqiptar u hodhën poshtë. Çdo dënim i Fredi Belerit do të interpretohet gjithashtu si një dobësi e Greqisë.
Duhet kuptuar se zoti Beleris është viktimë e diskriminimit dhe sjelljes hakmarrëse. Sa do doja te isha gabim. Megjithatë, nuk shpresoj për një vendim që do ta lejonte të lirohej nga burgu dhe të bënte betimin si kryebashkiak i Heimarrës. Nëse vërtetohet besimi im, ky do të ishte tregues i pafuqisë për të bindur e politikës greke. Do të ishte një tragjedi shqiptare, por me tituj grekë./Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne