Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, mbi 1 mijë forca policie të angazhuara! Ja rrugët që do të bllokohen

Mbi 1 mijë forca policie do të jenë të angazhuara në mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë. Në kuadër të këtyre masave, rrugët kryesore që lidhin Rinasin me Tiranën do të jenë të bllokuara. Qytetarët do të duhet të ndjekin rrugë alternative për të shkuar në aeroport. Gjithashtu do të ndalohet parkimi nga ora 19:30 të kësaj të mërkure deri në orën 20:00 të së enjtes në rrugët që rrethojnë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.Masat e ndërmarra dhe kufizimet para dhe gjatë vizitës janë si vijon:

Ndalim parkimi – Duke filluar nga ora 19:30 e datës 14.02.2024 deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024, në rrugët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit), “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga “Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetuese), do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugë dhe në hapësirat e caktuara për parkim.

Ndalim qarkullimi – Në fashat orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024, do të ndalohet qarkullimi në rrugët si më poshtë:

1. Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas.

2. Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjellas.

3. Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi ‘Shqiponja’ dhe anasjellas.

4. Interurbane kryesore ish-sheshi ‘Shqiponja’-TEGSanatorium dhe anasjellas.

5. Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga

“Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.

Rrugë alternative – Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësisht drejtimin VorëFushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindoreFarmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-PaskuqanKamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njëjtin itinerar. Për emergjencat mjekësore që mund të afektohen në oraret e bllokimet, të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve përkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan./rpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne