Muhamed Kajolli
Ka studiues që merren me mrekullitë numerike të Kuranit dhe ata ndoshta një ditë do të na sjellin të reja të sakta, mirëpo, mua më interesoi mënyra dhe çasja e kohës dhe momentit kur përmendet fjala katund dhe kur qytet. Më saktë më interesoi pse Meka u quajt katund ndërsa Jethribi qytet!
Kjo më bëri të mësoj se të tjerë para meje kishin hulumtuar, bile kishin dalë me rezultate që më pëlqyen. El Hamdulilah. Dhe…,
Sipas Kur’anit një vendbanim nuk quhet qytet për nga madhësia gjeografike dhe numrit të madh të banorëve që ka në të, por sipas sjelljeve, përceptimit të gjerave dhe çasjes ndaj mendimit ndryshe të banorëve të atij vendi.
P.sh. Mekka gjeografikisht dhe numerikisht kalonte Jethribin (Medinen e sotme), por Kur’ani e quajti katund sepse mendësia e tyre e trashëgume nuk jepte shenja përmirësimi, ata mendonin se ishin të parët për çdo gjë dhe, më të mirët nga të tjerët, prandaj çdo mendim i ri konsiderohej herezi. Ndryshe jethirbasit kur mësuan për idetë e Muhammedit a.s.s. nuk hezituan fare i ofruan strehim.
Kush ishin jethribasit? Në të banonin dy fise dhe tri fshatara hebrenjsh. Kishin durim të dëgjonin mendimin ndryshe, kërkonin më të miren dhe të bukurën . Prandaj, këtë vend të vogël Kur’ani e njohu si qytet.
Konstatojmë se një i huaj pas një vështrimi të shkurtër në rrjetet sociale, në kanalet televizive e portale do të gjykonte shpejt se kush është konservator, kush hipokrit, kush katunar e kush qytetar.
Bazu në shkrimet e rrjeteve sociale sidomos në dy ditet e fundit kam dalë në përfundim se shumica dërmuese shqiptare janë katundar. Tash e njëzet shekuj punojnë e veprojnë sipas inercionit e jo sipas rregullave dhe ligjeve njerëzore.
Ky mentalitet asnjëherë nuk arrin të tregojë identitetin e tij, prandaj, gjithmonë do të sundohet nga të huaj.
O ju vllezërit e mi, nëse doni të jetoni brenda gjeografisë ku na ka KRIJUAR ZOTI, atëherë mos refuzoni mendimin ndryshe, studioni me qetësi dhe pa zhurmë. Dine se, do të përgjigjemi para Zotit për qëndrimin tonë konstruktiv ose destruktiv që kemi marrë në kohëra dhe rrethana që na u janë ofruar.
Refuzimi i çdo gjëje është KATUNARI./fb

















