Këlliçi denoncon në SPAK: Mazniku ka firmosur shembjen e 13 pallateve në Tiranë në marrëveshje me kompaninë “5D Konstruksion”

Ish-deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka denoncuar sot në SPAK Arbajn Maznikun, për të cilin deklaroi se me firmën e tij ka shembur në Tiranë 13 pallate në marrëveshje me kompaninë “5D Konstruksion”. Sipas Këlliçit, aktmarrëveshja e lidhur mes Bashkisë Tiranë dhe kompanisë “5D” dikur e quajtur “Vas Construction”, është bërë në dhjetor të vitit 2021.

Ai theksoi se shembja e këtyre 13 pallateve në zona të ndryshme të Tiranës, është bërë me justifikimin e dëmtimit të tyre nga tërmeti i 2019.

“Kjo aktmarrëveshje është firmosur me qëllim prishjen e 13 pallateve me justifikimin e dëmtimi nga tërmeti i 2019. Ndërkohë që Mazniku hante biftek 1000 euro në Dubai, keni parë protestat e qindra familjeve që nxirreshin prej leckash nga shtëpitë e tyre”, deklaroi ai.

Belind Këlliçi: Unë sot kam ardhur para dyerve të selisë së organizatës partnere të Edi Ramës, që dot kanë marrë porosi nga kolegu i tyre Erion Veliaj, për të thirrur dhe pyetur Arbjan Maznikun në SPAK. Sipas gjykatave, prokurori nuk e gjente dot se kush ishte titullari i autoritetit kontraktor që kishte firmosur tenderat e “5D”. Kam ardhur këtu për t’u ardhur sërish në ndihmë kolegëve të Erion Veliajt.

Është një aktmarrëveshje e firmosur mes Bashkisë Tiranës dhe kompanisë “5D” dikur e quajtur “Vas Construction”. Kjo aktmarrëveshje është firmosur me qëllim prishjen e 13 pallateve me justifikimin e dëmtimi nga tërmeti i 2019. Ndërkohë që Mazniku hante biftek 1000 euro në Dubai, keni parë protestat e qindra familjeve që nxirreshin prej leckash nga shtëpitë e tyre.

Kjo marrëveshje i ka hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga “5D”, kompania personale e Veliajt dhe Maznikut. Aktmarrëveshja është firmosur në dhjetor të 2021. Mazniku ka shembur konkretisht 13 pallate. Kam ardhur t’jua lë aktmarrëveshjen në SPAK./Tpz 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne