Këlliçi akuza Ambasadorit të BE: Po promovon si model suksesi hajdutin ordiner Veliaj!

Belind Këlliçi, gjatë protestës së sotme para Bashkisë së Tiranës, deklaroi se ambasadori i BE, Silvio Gonzato, po promovon si model suksesi Erion Veliajn, të cilin e quan hajdut.

Kjo është një tallje për çdo njeri që ka një pikë dinjiteti në këtë vend. Mos vallë zyra e BE nuk e di që ky hajdut është në hetim pasuror? A mos nuk e dini se gjysma e stafit të tij kanë vjedhur vota dhe janë në burg?

Për çfarë e thërrisni Erion Veliajn? Për të thënë që nuk ka mbaruar shkollën e lartë? Ftoj Veliajn të vijë këtu të nxjerrë diplomën e universitetit dhe të tregojë a ka shkollim apo jo?”, tha Këlliçi.

Ai tha se protestat do të vazhdojnë. “Si ka mundësi që goditet opozita pse mbron qytetarët, pse mbron Tiranën?

Si ka mundësi që kryetari i opozitës mbahet në arrest pa fakte, pa akuza, pa provë e ndërkohë këta hajdutë nuk u lëviz qimja e flokut?

Të dashur qytetarë, e dini mjaft mirë metodën e Edi Ramës, mjafton të pyesni Saimir Tahirin, Arben Ahmetajn dhe do e kuptoni se si do vijojë karriera e Erion Veliajt, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, etj.

Ndaj, duke falënderuar të gjithë qytetarët që erdhën në këtë protestë rekord të 24-tën, i them Erion Veliajt se kjo protestë nuk mbyllet pa ikur ti nga bashkia dhe pa shkuar përpara drejtësisë.

PD ka nisur punën në terren dhe kudo jo vetëm për fitoren e zgjedhjeve, por mbi të gjitha për lirimin e liderit të opozitës dhe për të garantuar qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne