‘Kërcënimi i Izraelit për hyrje në konflikt ushtarak në Siri po rritet dita ditës’

Gazeta e Izraelit, Maariv raportoi se ushtria izraelite do të vazhdojë të godas objektivat në Siri, edhe nëse shkakton konflikt.

Gazeta e cila vuri në dukje përgënjeshtrimin e qeverisë izraelite për deklaraten e qeverisë iraniane lidhur me organizimin e sulmit nga ushtria izraelite duke përdorur avion ushtarak dhe raketa në vendet në afërsi të Shamit, lidhur me këtë temë vlerësoi kështu:

• Kohët e fundit, debati i vazhdueshëm tensionues i kabinetit të ministrave në kufijtë verior të vendit, së bashku me sulmin ajror mbi Sirinë, dhe kërcenimi për konflikt në Siri dhe Liban janë problemi kryesor strategjik i Izraelit. Ushtria izraelite do të vazhdoj të godas objektivat në Siri, edhe nëse shkakton konflikt.

‘ALEATET NË IRAN DHE SIRI KANË SHUMË GJËRA PËR TË HUMBUR’

• Ndodhit e muajve të fundit në Siri zbuluan gjendjen reale: Frutet e përpjekjeve të përbashkëta të Rusisë, Iranit, Hizbullahut dhe ushtrisë së Asadit si dhe sulmet ajrore të realizuara nga Forcat Ajrore të SHBA-së, bartën fitoren vendimtare të Bashar Asadit mbi rebelët. Pavarësisht kësaj, aleatët në Iran dhe Siri kanë shumë gjëra për të humbur në këto ditë kur ka ardhur koha për të parë rezultatin e suksesit ushtarak, ku është derdhur shumë gjak për Shiitët.

‘IZRAELI NUK DO T’A PRANOJ EKZISTENCËN E IRAMIT NË AFËRSI TË KUFIJVE’

• Izraeli nuk do t’a pranoj kurr ekzistencën e Iranit pranë kufijve të saj. Përveq kësaj, Izraeli sheh kërcënim strategjik në rritjen e vazhdueshme të municionit të armëve të ndjeshme të furnizuara nga Irani dhe Rusia në Siri. Kjo armë i’u shkon forcave shiite, përfshirë edhe Hizbullahun. Ushtria izraelite po mundohet t’a zhduk këtë armë aq sa ka mundësi.

• Irani e kupton se inteligjenca izraelite ka arritur të llogarisë me saktësi rrugën e dërgimit të armëve dhe për këtë arsye, në dy vitet e fundit ka bërë mund të madh për të bartur në Siri prodhimin e armëve. Skenari i luftës së madhe në front në Veri aktualisht është mjaft larg por sistemi i mbrojtjes izraelite kupton se tensionet dhe konfliktet ushtarake mund të ndodhin gjatë vitit të ardhshëm.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne