Kërkesa e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, avokati: Presidenti real i Shqipërisë do të dalë, të gjithë Madurot do të shkojnë në burg

GJKKO shqyrton sot kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha për gazetarët para se të hynte brenda godinës se të gjithë Madurot, duke ironizuar kryeministrin Edi Rama, do të shkojnë në burg, ndërsa Ilir Meta do të lirohet nga qelia.

“Ramaduro brenda tani, kështu që do lirohet Meta. Të gjithë Madurot do të venë në burg, dhe do të dalë presidenti real i Shqipërisë, zoti Ilir Meta” , tha Cakrani.  Po ashtu në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje shkoi edhe ish deputetja Monika Kryemadhi.

Kërkesaa e Ilir Metës për lirim nga qelia është rrëzuar më parë nga tre shkallët e gjyqësorit, të cilët kanë lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Kreu i Partisë së Lirisë i është drejtuar gjithashtu dhe Gjykatës Kushtetuese duke pretenduar se vendimet e tre shkallëve të gjyqësorit që kanë lënë në fuqi masën e arrestit janë antikushtetuese dhe cenojnë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Meta këmbëngul se po mbahet në qeli pa akuzë.

Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne