Kërkesa për heshtjen e ezanit: Dyrnjaja dhe Kalaja në qendër të një debati që shkel hapur të drejtat fetare të komunitetit muslim

Intervista e fundit e Denis Dyrnjanës me hoxhë Ahmed Kalajan ka hapur një polemikë të fortë, pasi diskutimi kaloi nga ekstremizmi te një çështje thelbësore e besimit islam: ezani.

Gjatë bisedës, Dyrnjaja kërkoi që ezani të mos thirret me zë të lartë, duke pretenduar se “nuk duhet t’u imponohet atyre që nuk janë besimtarë”. Kjo deklaratë u interpretua menjëherë si ndërhyrje brutale në praktikën bazë të Islamit dhe si shkelje e hapur e të drejtave fetare të garantuara nga Kushtetuta.

Edhe qëndrimi i Ahmed Kalasë shtoi më shumë konfuzion. Në vend që të mbrojë qartë liritë fetare dhe simbolikën e ezanit, ai u shpreh me formula të paqarta, duke lënë të nënkuptohet se mund të diskutohet për mënyrën e thirrjes së tij. Kjo qasje u lexua si tërheqje e pajustifikuar dhe si mungesë e qëndrimit të prerë ndaj një praktike që nuk ka qenë kurrë objekt negociimi.

Debati i zhvilluar në studio u cilësua nga ekspertë dhe nga vetë përfaqësues të komunitetit si një precedent i rrezikshëm, pasi fut në dyshim një të drejtë themelore fetare që në Shqipëri ka ekzistuar e pacënuar prej dekadash./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne