Kërkoi heqjen e masës “arrest shtëpie”, mbahet sot në Apelin e GJKKO-së seanca për Sali Berishën

Do të zhvillohet ditën e sotme në Apelin e GJKKO-së seanca e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka kërkuar revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Seanca gjyqësore është parashikuar që të mbahet në orën 10:00. GjKKO e ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për revokimin e masës. Ish-kryeministri ndodhet nën masën “arrest shtëpie” prej datës 30 Dhjetor./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne