Italia është gatshme “të dërgojë ushtarë për paqe në rast të themelimit të shtetit palestinez”

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, tha se dëshirojnë “të punojnë për paqen, duke përfshirë dërgimin e ushtarëve me forca nga vendet e tjera nëse themelohet një shtet palestinez”. Tajani i cili mori pjesë në forumin e organizuar nga agjencia e lajmeve italiane ANSA, vlerësoi zhvillimet ndërkombëtare.

Sipas tij, qeveria italiane është e vendosur fuqishëm për paqen. “Ne jemi miq të Izraelit, por nëse themelohet shteti palestinez, dëshirojmë të punojmë për paqen, duke përfshirë dërgimin e mundshëm të trupave me forca nga vende të tjera”, u shpreh ai. Tajani tha se me administratën palestineze kanë një dialog të fuqishëm, ndërsa rikujtoi se e ka ftuar në Romë kryeministrin palestinez, Mohammad Mustafa.

Nga ana tjetër, Tajani theksoi nevojën për dënimin e sulmit iranian ndaj Izraelit. “Tani shpresoj që tensionet nuk rriten. Izraeli fitoi ushtarakisht, zmbrapsi sulmin, por tani duhet të parandalojmë që konflikti të përhapet më tej sepse ka tension jo vetëm në Gaza, por edhe në Detin e Kuq”, tha Tajani. Tajani tha se synimi kryesor i takimit të ministrave të Jashtëm të G7, të cilin ai do ta presë në ishullin Kapri më 17-19 prill, do të jetë paqja./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne