Kërkoi që t’i kthehej celulari dhe dokumentet e sekuestruara, Apeli rrëzon Jamarbër Malltezin

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për kthimin e celularit të sekuestruar dhe dokumenteve të studio “Pustinës”.

Apeli i GJKKO-së ka liruar nga qelia dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, duke caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”.

Në fjalime të ndryshme publike, kryedemokrati Sali Berisha ka argumentuar pse sipas tij, nuk qëndrojnë akuzat e SPAK. Për strukturën hetimore ka deklaruar se ka vepruar me urdhër të kundërshtarit të tij politik, kryeministrit Edi Rama.

NJOFTIMI

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 22.12.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 134 akti, datë 18.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar subjektit tregtar Studio P., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 449 datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë “Për vleftësimin si të ligjshëm të sendeve të sekuestruara datë 23.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përcjellë Studios P. me shkresën me nr. 14135/1 datë 26.10.2023”. Ankim ndaj vendimit “Për vleftësimin si të ligjshëm të sendeve të sekuestruara, datë 23.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për sekuestrimin e aparatit celular në zotërim të z.M. sipas procesverbalit të datës 21.10.2023”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 449, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne