Kërkojnë rritje page, Rama u sulet gjyqtarëve: Duan të marrin kompetencat e qeverisë

Kryeministri Edi Rama i është ‘vërsulur’ gjyqtarëve pasi sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon seancën për kërkesën e tyre për rritjen e pagës.

Rama shkruan në X se ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, pasi sipas tij gjykatësit po marrin kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave.

Reagimi i Ramës: 
Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre
me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor!

Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave – ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar!

Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit.

/politiko.al

 

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne