Kërkuan regjistrimin e dy fëmijëve me të drejta mëmësie të barabartë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e çiftit të lesbikeve

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i lesbikeve që u martua në mënyrë të kundraligjshme pak kohë më parë në godinën e Bashkisë e Tiranës.

Ato kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta. Pavarësisht kërkesës së tyre, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën duke i thënë jo “dy prindër të të njëjtës gjini për fëmijët në Shqipëri”.

Legjislacioni shqiptar nuk e njeh martesën brenda të njëjtës gjini dhe ky vendim ishte i prithshëm nga Gjykata e lartë që rrëzoi martesën e tyre.

Martesa e dy grave në Tiranë ngjalli debate të forta në publik, ku shumica e qytetarëve ishin kundër saj duke shprehur edhe pakënaqësi ndaj Erion Veliajt që lejoi kryerjen e një ceremonie të paligjshme në godinën e bashkisë. /GazetaImpakt/

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne