Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare: Martirizimi i Imam Khomeinit, pikënisje e një lëvizjeje të madhe kundër shtypësve të botës

Këshilli i lartë i sigurisë kombëtare në një deklaratë ka thënë: Shpirti i Lartë i udhëheqësit të kombit të madh të Iranit dhe drejtuesi i Umetit Islamik, Imam Khamenei, iu bashkua Mbretërisë së Shenjtë Hyjnore duke marrë nektarin freskues të martirizimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sipas një raporti të Pars Today Këshilli i lartë i sigurisë kombëtare ditën e dielë pas martirizimit të Ajetollah Sejed Ali Khamnei, Liderit të Revolucionit Islamik nxori një deklaratë ku thuhet:

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Fuqiplotë

Populli i Madh i Iranit

Shpirti i lartë i Udhëheqësit të kombit të madh të Iranit dhe liridashësve të botës dhe umetit islamik, Imam Khamenei ( Zoti e Mëshiroftë), iu bashkua Mbretërisë së Shenjtë Hyjnore dhe arriti ëndrrën e tij të kahershme. Ai duke ndjekur paraardhësin e tij Imam Aliun(as), në këtë muaj të shenjtë mori nektarin freskues të martirizimit  dhe u fut në Mbretërinë e Shenjtë Hyjnore. Sot, kombi i Iranit, Umeti Islamik dhe liridashësit e botës janë në zi nga sulmet e liga të Amerikës kriminale dhe sionistëve të ligj, por armiqtë mizorë dhe shtypësit djallëzor ndërkombëtar duhet ta dinë se kombet vigjilent të botës kanë gjetur rrugën e tyre dhe këto martirizime edhe pse janë të shtrenjta për kombin tonë dhe kombet islame, por kjo do t’i bëjë ato kombe edhe më të vendosur dhe martirizimi i kësaj figure të madhe do të jetë padyshim fillimi i një lëvizjeje të madhe në luftën kundër shtypësve të botës.

Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin për të!

/parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne