Khamenei premton dënim për Izraelin

Udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, ka premtuar se “ndëshkimi do të vazhdojë” ndaj Izraelit, në deklaratën e tij të parë në rrjetet sociale pas bashkëpunimit të SHBA-së me sulmet izraelite ndaj Iranit.

“Armiku sionist ka bërë një gabim të madh, ka kryer një krim të madh; ai duhet të dënohet dhe po dënohet; po dënohet tani,” tha Khamenei në një postim në X.

Në postim shoqërohej edhe një imazh i një kafke në flakë me Yllin e Davidit, mbi sfondin e ndërtesave që digjen. /mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne