Kim Mehmeti: Rama nuk del dot nga politika, sepse është si prostitutat në shtëpitë publike, komandohet nga krimi

Analisti i njohur, Kim Mehmeti, thotë se në Shqipëri kufiri mes politikës dhe krimit nuk ekziston. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, ai i krahasoi politikanët me prostitutat, duke thënë që e kanë të vështirë të dalin nga politika.

Kim Mehmeti: Kryeministri i Shqipërisë edhe të dojë nuk del dot nga politika, pasi shumë nga burrështetasit tanë janë si ato prostitutat në shtëpinë publike. Dalja e tyre nga aty nuk varet nga dëshira e tyre, por kur do të vendosë ai pronari që t’i japë lejë. Ai e bën kur e shikon që nuk ka dobi ndaj tyre. Andaj ajo që është më e çuditshme është se, aq shumë janë përzierë gjërat saqë nuk mund ta kuptoni në Shqipëri sa politika e drejton krimin, apo krimi e ka kapur peng politikën. Kur këto gjera e humbasin kufirin, atëherë aty nuk keni më shtet, por kemi banda që e konsiderojnë popullin si argatin e tyre ë që një herë në katër vjet të japin votat dhe këtu përfundon gjithë forca e qytetarit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne