Turqia kritikoi raportin e ShBA-së për Liritë Fetare Ndërkombëtare

Turqia reagoi ashpër ndaj raportit të Komisionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Liritë Fetare Ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) në deklaratën me shkrim të bërë në lidhje me pjesën për Turqinë të raportit të Komisionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Liritë Fetare Ndërkombëtare tha se “Cilësimi në raport i pjesëtarëve të organizatës terroriste gyleniste FETO si myslimanët suni nën presion fetar, qysh në fillim tregon sa shumë i anshëm, larg të vërtetës dhe nën ndikimin e cila rretheve është përgatitur ky raport. Ndërkohë që natyra e organizatës terroriste është përcaktuar me dhjetëra vendime gjyqësore, perceptimi i Fetullah Gulenit dhe i pasuesve të tij si ‘të akuzuar nga qeveria turke për tentim të rrëzimit të qeverisë’, nënkupton tolerancë me vetëdije ndaj terrorit”.

“Komunikata e përbashkët e publikuar vitin e kaluar nga përfaqësuesit e pakicave fetare, në të cilën thuhet se grupet e ndryshme fetare po jetojnë pa presion në Turqi, është dëshmia më e mirë e atmosferës së lirisë fetare në Turqi”, bëri të ditur Aksoj ndërsa shtoi: “Pretendimet e pabaza se komunikata në fjalë, e cila krahas Patrikut të ortodoksëve, ushtruesit të detyrës së Patrikut të armenëve të Turqisë dhe Kryerabinit të Turqisë, është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit fetarë të asirikëve, keldanëve dhe protestantëve, është përgatitur në koordinim me shtetin, dëshmojnë se raporti në fjalë është hartuar me arsye politike”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë në mes tjerash tha se “Kritikat ndaj Turqisë të bëra nga qeveria dhe Kongresi i ShBA-së, të cilët nuk mund të përballojë zgjedhjen e një përfaqësuesi mysliman në Dhomën e Përfaqësuesve, që janë të paaftë për të penguar sulmet ndaj pakicave fetare dhe nuk mund të demonstrojnë vullnet të mjaftueshëm për të luftuar kundër islamofobisë, janë tregues të mospërputhjes. Në këtë periudhë, kur kërcënimet e organizatave terroriste ndaj lirive fetare kanë arritur kulmin, Turqia me strukturën e saj shoqërore, në të cilën jetojnë në paqe fetë dhe besimet e ndryshme, paraqet shembull për botën”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne