Nuk ka më përjashtime, Bolton kërkon të arrjë të tijën me çdo kusht

nga Alastair Crooke.

Irani nuk do të kërkojë me mosdoshmëri një përshkallëzim të situatës: Që të çash përpara duhet të arrish një fitore të madhe simbolike. Por nëse do të ketë mundësi që të bëjë më shumë, Irani ka të ngjarë që së pari tu kundër përgjigjet interesave amerikane në rajon dhe në Afganistan.

Me vendimin e SHBA-së për t’i dhënë fund në 2 maj tetë përjashtimeve të bëra në lidhje me importin e naftës dhe gazit nga Irani, në një mënyrë efektive administrata Trump po ndërmerr hapat e saj të parë drejt rrugës së një lufte të padeklaruar kundër Iranit: Një tentativë për të thyer moralin e popullit iranian (duke e shtyrë një pjesë më të madhe të popullsisë drejt varfërisë absolute) dhe një pranim në heshtje ndaj kushteve (12 kushtet e Pompeut), që do të përbënin një kapitullim të rëndë iranian (por të paarritshëm). Ky është një shteg i ngushtë, i rrethuar nga të gjitha anët me ferra me gjemba, me belara që rrinë në pusi, që janë të panjohura si dhe të paparashikuara, në të cilat Bolton dhe Pompeo mund ta gjejnë veten e tyre të ngatërruar keq. A do t’i çojnë këto hapa në mënyrë të pashmangshme drejt një përshkallëzimi të rëndë? Ka të ngjarë që po, megjithatë Irani di si të sillet dhe të luajë përreth këtyre pengesave të frikshme, dhe duke qëndruar ende në këmbë, do të rezultojë fitimtar. Mbijetesa është fitore. Mbijetesa e Iranit do kthehet në dëm të Amerikës.

Pse duhet ti ndërmarrin këto hapa? Pse ta marrin rrezikun? Gjithë politika e jashtme amerikane në fund të fundit është politikë e brendshme e shtetit. Më herët këtë vit, zëvendëspresidenti Pence në Konferencën e Sigurisë të Mynihut e trumpetoi fort vendimin e ashpër të Trumpit. Ai e vlerësoi vendimin e ashpër qeveritar si një cilësi që edhe BE-ja duhet të mundohet që ta imitojë. Kjo do të jetë fare qartë platforma e Trumpit për vitin 2020: “Unë jam njeriu i cili merr vendime të vështira dhe pastaj i zbaton direkt”. Vendimmarrësi përkthehet në politikë.

Por kjo nuk është politika amerikane për Iranin. Mund të jetë e vërtetë që Uashingtimi është i zhgënjyer që presionet e tij ndaj Iranit nuk kanë arritur deri tani rezultatet në aspektin e ndryshimit të regjimit iranian. Por deklarata për heqjen dorë nga përjashtimet lidhet më shumë me bazën evangjeliste të Trumpit. Kjo bazë është kryesisht besnike, e cila dakortësohet plotësisht me të djathtën izraelite që Irani Revolucionar qëndron si pengesë për ngritjen e Izraelit të Madh, që sipas profecisë së pretenduar, në të njëjtën kohë ndodh edhe rikthimi i Mesisë. Kjo ‘bazë’ (që arrin 25% të amerikanëve) ka kthyer kolektivisht një sy qorr ndaj të gjitha dështimeve morale të Trumpit dhe i ka përçmuar dhe kundërshtuar plotësisht akuzat e Russiagate. Të patundur nga idetë e tyre, ata vetëm se kanë arritur të besojnë se Trump është një instrument amoral, laik dhe me të meta, megjithatë ata besojnë se ai është deri diku ‘i zgjedhuri’, i cili mund ti drejtojë të krishterët në luftën Kozmike të së mirës kundër të keqes – duke konsideruar këtu Iranin si të keqen kozmike. Dhe në hije, gjendet i fshehur mjeshtri i unazave, Sheldon Adelson dhe miliardat e tij, të cilat e bashkojnë së bashku bazen evangjeliste me Boltonin, i cili nuk ështe evangjelist, në projektin e Izraelit të Madh, ku si pasojë Trump vazhdon detyrën edhe përtej vitit 2020. Cështja këtu qëndron se kjo bazë po bën presion kundrejt ngazëllueses; Baza neokonzervatore e Boltonit po ngutet që të rithejë rezultatet e dikurshme të Iranit Revolucionar; E djathta izraelite po nxiton të përfitojë nga zhvillimet e lumtura të Presidencës Trump, ndërsa Trump dëshiron të projektojë muskulitetin e tij politik si një platformë fushate.

Problemi më i madh i cili përbën edhe pengesën kryesore është se me paralajmërimet kundër importuesve të mëdhenj aktualë, ku nga rreth një milion fuçi në ditë të naftës iraniane, Kina merr gjysm milioni dhe pjesën tjetër e merr India dhe Turqia – SHBA po futet në marrëdhënie shumë të trazuara me shtete kyçe: shtete me të cilat Shtetet e Bashkuara tashmë ka marrëdhënie të tensionuaraa. India mund ta hajë presionin e SHBA-së; po Kina dhe Turqia? Irani thotë ndërkohë se ka edhe blerës të tjerë që po rrinë në pritje.

Çfarë do të bëjë SHBA nëse Kina nuk pyet për sanksionet? Sipas Aktit të Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes të vitit 2012, transaksionet jo amerikane “të rëndësishme” që bëhen me Bankën Qendrore të Iranit janë të sanksionueshme (transaksionet amerikane janë kriminale). Çështja këtu është se Banka Qendrore e Iranit është pranuesi i të ardhurave monetare të naftës dhe gazit. A do të tentojë SHBA që të sanksionojë Bankën Qendrore të Kinës? Apo do të shohë për gjetje zgjdhjesh të tjera ndërkohë që Kina nuk përdor dollarin me qëllim që të sfidojë sanksionet amerikane? Si do të vashdojë kjo krahas negociatave tregtare SHBA-Kinë? Po lidhur me marrëdhëniet amerikane me Turqinë dhe Indinë, si do të veprohet në këtë çështje? Për këtë do vendosim duke parë se cdo të bëhet më vonë.

Në të vërtetë, çështjet zgjerohen më tej: Irani është strumbullari për të dyja, si për strategjinë energjitike ruse ashtu edhe për iniciativën e ‘Brez dhe Rrugë’ të Kinës. Pse këto shtete duhet të rrinë në heshtje ndërkohë që Uashingtoni përpiqet tu çmontojë themelin kryesor të arkitekturës së tyre ekonomike? Kina ka nevojë të sigurojë furnizimin me energji dhe është plotësisht e vetëdijshme për dëmin e bllokadës detare në ngushticën e Malaccas. Rusia dhe Kina së bashku kanë luajtur një rol jo fare të parëndësishëm në projektin e ndryshimit të regjimit të Venezuelës, sikur kanë dashur të thoshin, “Ne jemi ngopur tashmë me këto lojëra të SHBA-së”. Është e vështirë të imagjinohet sesi këto fuqi të lejonin që çmimi me vlerë strategjike i Iranit të hidhet poshtë nga forca të ngjashme që kanë shkaktuar kaos.

Megjithatë ka ende të papritura të rëndësishme, që pritet të vijnë nga zotërinjtë Bolton dhe Pompeo. Edhe nëse janë të suksesshëm dhe marrin rreth 1 milion barela nga tregu, a do të zëvendësoheshin këto fuçi? A është i vërtetë lajmi se nafta rezervë kap kapacitetin e 2.2 milionë barelave? Çfarë do bëhet nëse shkurtohet nga OPEC prodhimi? Çfarë ndodh me çmimet? Çmimet e benzinës në SHBA po rriten vazhdimisht gjatë muajve të fundit. Çmimi i një galloni të gazit në Kaliforni tani qëndron afër vijës së kuqe të ndjeshmërisë politike, duke kapur vlerën 4.30 dollarë. Nga një pakujdesi, mund të përfundojmë me probleme me naftën, si dhe me një përfundim në recesion.

Megjithëse nga Pompeo janë bërë të qarta se përjashtimet kanë përfunduar dhe nuk vazhdojnë më, në fakt është struktura e tretjes ekonomike ajo që po shkon drejt mutacionit. Në vend të marrëveshjeve që janë denoncuar publikisht si specifike, Departamenti i Shtetit po adopton një formë të re të luftës ekonomike: Ai tani e tutje do të lëshojë vetëm licenca. Secila do të lëshohet vetëm në bazë të aplikacioneve individuale. Nuk do të ketë sisteme specifike për lejet dhe as edhe një udhëzim; vetëm duke e bërë kërkesën, aplikanti do të kuptojë nëse do ti jepet apo jo. Rezultatet nuk do të bëhen publike.

Është një armatosje e plotë me dykuptime, dhe kujtoj se sanksionet vijuese ende zbatohen ndaj Iranit: Të gjitha ligjet e Shteteve të Bashkuara në lidhje me sanksionet mbi Iranin lejojnë heqjen dorë nga siguria kombëtare, zakonisht në mënyrë të përkohshme; Disa ligje lejojnë edhe heqjen dorë në mënyrë të përhershme, dhe sigurisht që Presidenti i SHBA-së mund të modifikojë çdo urdhër ekzekutiv. Gjatë mandatit të Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit duket se ka bërë përjashtime për sanksionet e mëposhtme:

Akti i vitit 2012 i lirisë së Iranit dhe i anti përhapjes, në veçanti seksionet 1244 (që mbulojnë energjinë, anijet, ndërtimin e anijeve dhe portet), 1245 (këtu shtohen shtetas të posaçëm të çdo sektori të ekonomisë iraniane të vendosur nën “kontrollin e drejtpërdrejtë ose tërthorazi të Gardës Revolucionare të Iranit”), 1246 (“mjetet bërthamore, ushtarake apo raketat balistike” dhe metalet e çmuara), dhe 1247 (siguri për aktivitetet e përmendura më parë). Këto sanksione mund të hiqen deri në 180 ditë.

Reduktimi i kërcënimeve të Iranit dhe Akti i të Drejtave të Njeriut të Sirisë 2012, seksionet 212 (a) (mbulon sigurimin e dërgesave të naftës iraniane) dhe 213 (a) (huazimet qeveritare), të cilat mund të hiqen deri në 180 ditë.

Akti i sanksioneve të Iranit i vitit 1996, seksioni 5 (a) (që mbulon investimet e naftës dhe gazit), të cilat mund të hiqen deri në 180 ditë.

Akti për Autorizimin Kombëtar të Mbrojtjes i vitit fiskal 2012, seksioni 1245 (d) (1) (që mbulon bankat e huaja të përfshira në tregtinë e naftës të Iranit), të cilat mund të hiqen deri në 120 ditë.

Me braktisjen e përjashtimeve për licencat specifike të pabublikuara, në mënyrë efektive SHBA e pozicionon veten si qeverisja globale e tregtisë, duke arbitruar në një gamë të gjerë të tregtisë – nëse përfshihen të gjitha sanksionet e Rusisë, legjislacioni i CAATSA-s dhe kozmosi i tërë e sanksioneve globale të SHBA-së. Tani e tutje, thesari amerikan do ta kufizojë gjithnjë e më shumë tregtinë globale drejt interesave të SHBA-së, duke mos e bërë atë publike. Duket e vështirë se si vendet kryesore të tregëtisë të mund të pranojnë pasivisht një arkitekturë të tillë sanksionesh. Kina në veçanti, pret që mbase një ditë të jetë një shënjestër e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara (përtej Iranit).

Pra, si mund të përgjigjet Irani? Siç është parë më herët, Irani nuk do të kërkojë me mosdoshmëri një përshkallëzim: Që të çash përpara duhet të arrish një fitore të madhe simbolike. Por nëse do të ketë mundësi që të bëjë më shumë, Irani ka të ngjarë që së pari tu kundër përgjigjet interesave amerikane në rajon dhe në Afganistan. Mbyllja e ngushticës së Hormuzit përfaqëson ‘opsionin bërthamor’ si një mjet i fundit. Aktualisht, Irani gëzon mbështetje të gjerë ndërkombëtare (ndryshe nga viti 2012). Nuk ka gjasa që kjo mbështetje të vihet në rrezik.

Karta fatlume në strukturën Bolton-Pompeo-Adelson është nëse Netanjahu do të kërkoje që të shfrytëzojë situatën? Pra, të përshkallëzosh gjendjen në një rajon tashmë të tensionuar për qëllimet e tij (dmth, të rrisë sulmet mbi strukturat ‘iraniane’ në Siri dhe në Liban). A do ta shohë ai Iranin të hutuar ndërkohë që tenton të eliminojë Hezbollahun? Nëse është kështu, rruga Pompeo-Bolton mund ti suprizoje autorët e tij, duke i lënë ata vetëm në mbështetjen e Rusisë, e cila mund t’i ndihmojë ata që të zbresin nga pema. Çfarë ironie./southfront/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne