Kina tradhëton komunistët e bëhet me Amerikën: Dëbon punëtorët koreano-verior

Punëtorët e Koresë së Veriut anë dëbuar nga Kina për shkak të sanksioneve të ashpra të Pekinit në reagim ndaj testimit të gjashtë bërthamor të Phenianit.

Shumë shtetas të Koresë së Veriut janë dëbuar nga Kina për shkak se atyre nuk u është rinovuar viza. Kina më 12 shtator deklaroi se vizat për shtetasit e Koresë së Veriut nuk do të rinovohen ndërkohë që nuk do të jepen as viza të tjera për shtetasit e këtij vendi. Ministria e tregtisë në Kinë gjithashtu më 28 shtator deklaroi se brenda 120 ditësh kompanitë e Koresë së Veriut që bashkëpunojnë me kompanitë kineze duhet të mbyllin aktivitetin e tyre në Kinë dhe të largohen për shkak të miratimit të sanksioneve nga KS i OKB. Sanksionet më të reja të KS të OKB kundër Koresë së Veriut u miratuan më 12 shtator. Thuhet se rreth 100 mijë shtetas të Koresë së Veriut punojnë jashtë shtetit të cilët në vit fusin 500 milion të ardhura në vendin e tyre./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne