KISHAT QË NA I MORËN SLLAVËT

Indrit Vokshi 

Ka nisur, sdi kush e nisi, kjo mahnia për të pretenduar se kishat ishin shqiptare.

Nëse ua thua të vërtetën, të quajnë të shitur. Sepse me ketë punë, merren ata të cilët skanë lexuar asnjë libër apo dokument, ose ata të cilët kanë lexuar vetëm një libër; të dy tipet janë njëlloj të paditur e njëlloj fodullë.

Në 864 pas Krishtit, nën Borisin I, nis autonomia kishtare e bullgarëve. Në 927, Patriarkane Ekumenike njeh Patriarkanën Bullgare.

Në fillimvitet 1000, perandori i bullgarëve Samueli vendos selinë e tij në Ohër e Prespë. Duhet ditur diçka: bullgarët duke e vendosur në Ohër ndikuan nga ana kishtare në të gjithë territorin e Shqipërisë, Maqedonisë e Kosovës, jo vetëm me popullsi e kulturë por edhe në ndërtime. Perandori bullgar të ka ardhur deri në Mallkastër në bregdet.

Edhe kur perandori Vasili II ua suprimoi apo shfuqizoi Patriarkanën, autonomia kishtare mbeti. Kisha bullgare në fakt ishte e para kishë sllave, sepse asokohe as serbët e as rusët nuk ishin në ketë nivel.

Serbët gjithashtu krijuan kishë kombëtare por e krijuan nja 2 shekuj më vonë. Nocioni “kishë shqiptare” ska ekzistuar, sepse shqiptarët, arbërit apo ish ilirët, le t’i quajmë si të duam, nuk themeluan kishë kombëtare si bullgarët apo serbët.

Krishtërimi arbër ishte i integruar brenda sistemit romak të Lindjes apo Perëndimit. Nëse serbët thonë kemi Shën Savën, bullgarët Kirilin e Metodin, ne cilët kemi? Askënd. Na mbetet veç të pretendojmë se Shën Sava apo Kirili e Metodi ishin me origjinë shqiptare. Pa mundur të shpjegojmë pse themeluan kisha sllave? Se në vitin 900 apo 1200, nuk ishin as osmanët që të paktën ta justifikonim duke thënë se i detyroi shtypja osmane.

Nëse dalim te Justiniani apo Kostandini nën pretendimin se ishin ilirë, ata ishin ilirë mirëpo as në Koncilin e Nikeas as në Ediktin e Selanikut, nuk u themelua krishtërim ilir apo arbër; u themelua krishtërim nën kulturën greko-romake.

Bullgarët dhe serbët u futën në luftë me Perandorinë Romake të Lindjes dhe në luftë me të, themeluan kishat kombëtare. Edhe pas vitit 1870 kur u themelia Ekzarkia Bullgare, Patriarkana vazhdonte mallkonte bullgarët dhe qysh në Mesjetë Patriarkana e Ohërit mallkonte priftërinjt serbë si uzurpatorë të kishave të Kostandinopojës. Ne asokohe ishim brenda sistemit zyrtar dhe të dashuruar me sistemin zyrtar të Kostandinopojës apo Vatikanit. As prej sunduesve arbër në atë pak meteor të viteve 1300-1400, askush nuk hodhi asnjë hap për themelim kishe, veç e mbanin mirë me Romën e Kostandinopojën dhe e prisnin prej andej legjitimitetin.

Ishim si në shekullin e fundit, ku Enveri akuzonte Krushovin se tradhëtoi marksizëm-stalinizëm-leninizmin, kur Saliu akuzon amerikanët se po shkatërrojnë pluralizmin, Edvini u jep mend europianëve se po shkatërrojnë BE-në etj. Dhe brenda sistemit perandorak romak ne kemi qenë sistemi, serbët e bullgarët reaksioni e revolucioni.

Njëlloj si në perandorinë osmane: Antologjia e poezisë së Qipros nis me një poemë ku strofa e parë shkruan: “Kur u vranë ata dhespotë/ nën torturë shpirtin dhanë/ erdhën disa arnautë/ me në krye Haxhiallanë”, pra flet se si trupat shqiptare nën komandantin arnautë shkuan dhe shtypën kryengritjen e qipriotëve. Edhe në vitin 1956 ku ra mbreti shqiptar i Egjyptit, nacionalistët fellahë (egjyptianët popullorë quhen fellahë), Naseri e Nagibi, dolën në miting e thanë: Sot Egjypti u çlirua nga kolonializmi britanik dhe shqiptar. Më parë princi i Savojës duke hartuar planin e mbrojtjes së Vjenës, shkruan në hartë se “këtej do të vijnë arnautët” sepse bejlerët e pashallarët shqiptarë do të shkonin për të shtypur gjermanët, sllovenët e hungarezët, në emër të sistemit zyrtar.

Nuk ka pasur kisha shqiptare, sepse asnjëherë në histori nuk është themeluar ndonjë kishë shqiptare. Kanë qenë kisha të Kostandinopojës e Romës. Kisha shqiptare ortodokse është themeluar veç pas Sinodit të Beratit pas 1923 dhe njohur pas vitit 1937 prej negociatave direkte të Mbretit Zogu I me Patriarkun e Kostandinopojës.

Kur akuzon të tjerët se t’i kanë vjedhur kishat dhe ta kanë falsifikuar historinë të duhet të publikosh të paktën një dokument ku vërtetohet se në Mesjetë apo më herët ti ke themeluar një kishë me bazë gjuhën dhe kulturën shqiptare siç themeluan bullgarët, serbët apo rusët, apo armenët.

Këta i bien shkurt: Kush sna e pranon rrenën dhe paditurinë, quhet se iu shërben sllavëve apo grekëve, apo rusëve, ska rëndësi se kujt, por i shërben armikut. Kjo ndodh qysh kur shkenca bie nën dorë të budallhaneve.

Edhe si logjikë: Serbët ato kisha i kanë marrë apo ndërtuar pa ardhur turku, sepse ka letër ku Patriarkana e Ohërit para turku, i mallkon si uzurpatorë. Kur ka ardhur turku, shtetet serbe janë shkatërruar, skanë pasur takat të uzurpojnë asgjë të cilën nuk e kishin uzurpuar deri atë ditë.

Në foto është Vojvoda i Gashit me pushkë në derën e Manastirit të Deçanit. Nja 5 familje të forta nëpër Kosovë janë paguar shtrenjtë dhe me privilegje për ruajtje. Vojvoda i fundit i Gashit ka shërbyer si rojtar i manastirit deri në vitin 1991 kur erdhi Millosheviqi. Pastaj dha dorëheqjen./fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne