Hoxhë Burhan Fili është nga hoxhallarët me të vjetër dhe më të shquar të Shqipërisë. Ai është arratisur nga Shqipëria në kohën e komunizmit në vitin 1976 dhe ka jetuar në SHBA.
Imami i xhamisë në Tiranë kishte ftuar në xhami për një ligjëratë një nga hoxhallarët emblemë të Shqipërisë hoxhën Burhan Fili, por sapo është marr vesh kjo nga gylenistët e KMSH, menjëherë është urdhëruar imami ta ndaloj këtë ligjëratë.
Sigurishtë Hoxhë Burhan Fili nuk e ka pritur mirë dhe ka zgjedhur të reagoj me poezi, për ndalimin e ligjëratës në një xhami të Tiranës që i bënë gylenistët:
“Kështu e ka kjo jetë”
Si në kohën e komunizmit KMSH vepron,
me direktivat e gylenistëve dirigjon…
Për herë të parë ligjërata anullohet,
krekoset KMSH-ja, e ndonji “hoxhë gëzohet.”
“Fitore e madhe” për t’u brohorit,
në natyrë të tyne e kanë me u korit!
Imami i xhamisë në hall kishte ra,
disa “hoxhallarë” telefon i kanë ba…
Me tone të ndryshme me hoxhën bisedu,
që me çdo kusht ligjërata me u anullu.
Hoxha i mirë ka marrë e dhanë,
si i thanë ata, ashtu e kanë lanë.
Hoxha në siklet veten e ka gjet;
Hoxhë mos u mërzit kështu e ka kjo jetë!
E për atë që ligjëratën ia keni anullu,
s’i asht ba asgja, veç vrullin ia keni shtu!
Nëse nji dorë e lig pemën e pret,
bylbyli nuk pushon, tjetër pemë ka me gjet!
Burhan Fili
/gazetaimpakt