Kolumbia njeh Palestinën

Ish-presidenti kolumbian Juan Manuel Santos në letrën që i dha ministrit të Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad al-Maliki para përfundimit të mandatit të tij, komunikoi “vendimin për të njohur shtetin palestinez”, sqaroi Xheradati.

Tejsir Xheradat tha se Maliki ishte takuar me Santosin dhe ky i fundit ia kishte dorëzuar personalisht letrën zyrtare të njohjes.

Duke lavdëruar vendimin e Kolumbisë, Xheradati theksoi se njohja ka ardhur si rezultat i punës së diplomacisë palestineze.

Duke iu referuar vizitës që Maliki do të ketë në mes të këtij muaji në Paraguai, Tejsir Xheradat tha se shpreson që Palestinës ti vijë njohja edhe nga ky vend.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, Palestinën e njohin zyrtarisht 139 shtete.

Ivan Duque, i cili zëvendësoi ish-presidentin Juan Manuel Santos, filloi detyrën pas ceremonisë së djeshme të betimit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne