Komanda muxhahedine kërcënon Gjergji Thanasin: Homeland Justice kërcënon Taulant Ballën

Komanda Muxhahedine që mbështet aktivitetin e MEK në Iran dhe në Kampin Ashraf 3 Shqipëri ka kërcënuar gazetarin shqiptar Gjergji Thanasi pasi ky i fundit ngriti pytjen dhe dyshime se sulmi me raketa në Gorgan të Iranit u krye për llogari të tyre kundër civilëve në këtë qytet. Komanda Muxhahedine e sulmon gazetarin Thanasi duke e quajtur agjent të Iranit dhe po sulmon në mënyrë të padrejtë muxhahedinët e MEK.

Shkrimin kërcënues komanda e bazon në vizitën që Gjergji Thanasi ka bërë në Iran në vitin 2020 ndërsa shpif duke thënë se gazetari Thanasi është vërtetuar që është agjent nga kompania microsoft pas sulmeve kibernetike në Shqipëri.

Botimet e Gazetarit Thanasi komanda i quan shpifje në shërbim të propagandës së “MOIS”, Ministrisë iraniane të Informacionit kundër MEK që qëndron në Tiranë.

“Vitin e kaluar, kompania amerikane Microsoft, e ftuar nga qeveria shqiptare për të kryer një hetim për sulmin kibernetik të regjimit iranian ndaj Shqipërisë, zbuloi se Gjergji Thanasi, i rreshtuar me regjimin iranian, po përforconte propagandën e hakerit të quajtur “Drejtësia Atdheu” kundër Shqipërisë para dhe pas sulmit kibernetik.

Regjimi iranian u paguan shumë para agjentëve të tij për të gënjyer dhe demonizuar kundër MEK-ut, në mënyrë që ai të justifikojë sulmet e tij terroriste kundër alternativës së tij të vetme demokratike, MEK-ut.

‘Gënjeshtarët dhe sharësit janë budallenj’, sepse e vërteta zbulohet’, thuhet ndër të tjera në artikulin kërcënues ndaj gazetarit Thanasi.

Në të njejtën kohë sot grupi i hakerave Homlande Justice ka kërcënuar Ministrin e Brendshëm Taulant Balla për lirinë që ju ka dhënë muxhahedinëve të MEK në Kampin Ashraf 3. Sipas tyre ministri i ri ka reduktuar kufizimet për muxhahedinët e kampit dhe falë këtij veprimi ata kanë paisje kompjuterike të reja nga ku mund të kryejnë krime kibernetike. Duke i kujtuar Ballës ligjin e tretë të Njutonit, Homlande Justice, “Drejtësia e Atdheut” i jep një mesazh të fortë se: ‘ajo që po bën kundër nesh do të kthehet kundër teje’.

“Veprimi dhe Reagimi

Pas bastisjes së policisë në kampin Ashraf dhe skandalit të krimeve kibernetike të kryera nga MEK ndaj vendeve të tjera, është një turp dhe turp i pafalshëm për qeverinë që të mos ndalojë së paguari me taksat e popullit shqiptar për terroristët muxhahedin.

Për më tepër, ministri i ri i punëve të brendshme ka reduktuar kufizimet e vendosura në kampin Ashraf. Dhe falë kësaj, tani ata kanë pajisje të reja kompjuterike për kryerjen e më shumë krimeve kibernetike.

‘Kujdes nga Ligji i Tretë i Njutonit’, thuhet në mesazhin e Homland Justice ndaj Ministrit Balla./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne