Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset efektivi i “Shqiponjave”, shpallet në kërkim autori

Një efektiv i repartit “Shqiponja” është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë.

Mësohet se plagosja ka ndodhur pranë spitalit pediatrik, ndërsa efektivi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Sakaq, policia ka zbuluar se efektivi E. A. është plagosur pasi një patrullë e repartit “Shqiponja” e cila ishte në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar me armë nga ky i fundit.

“Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit”, bën me dije policia./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne