Komandanti i forcave ajrore të izraelit pranoi dëmtimin e brendshëm të ushtrisë.

Duke iu referuar trazirave për reformat në drejtësi, komandanti i forcave ajrore të Izraelit theksoi se uniteti i ushtrisë është dëmtuar shumë.

Tomer Bar, një nga zyrtarët e lartë të forcave ajrore izraelite, në lidhje me planin e kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu për të ndryshuar ligjet gjyqësore tha: Edhe pse aktualisht, ushtria izraelite është gati për luftë, me kalimin e kohës dëmtimi i njësive po bëhet gjithnjë e më i thellë.

Komandanti i lartë i forcave ajrore të Izraelit shtoi se për shkak të trazirave të brendshme dhe refuzimit të forcave rezervë të ushtrisë për të shërbyer në shenjë proteste kundër planit të Netanyahut për të ndryshuar ligjet gjyqësore, kohezioni i Forcave Ajrore izraelite është dëmtuar rëndë.

Tomer pranoi se dëmtime të shumta janë shkaktuar nën autoritetin e ushtrisë izraelite, kryesisht tek forcat ajrore”. Gazeta në gjuhën hebraike “Israel Hume” më parë bëri të ditur se ushtria sioniste po përballet me një krizë të re. Draft plani i reformës gjyqësore i propozuar nga kabineti i Netanyahut ka krijuar një ndasi të mprehtë dhe ka nxitur një nga lëvizjet më të mëdha protestuese në izrael./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne