Teherani: “Të burgosurit amerikanë do të qëndrojnë në Iran deri në transferimin e plotë të parave të bllokuara.

Mohamed Xhamshidi, zëvendësshefi i kabinetit të Presidentit iranian për çështjet politike, deklaroi se të burgosurit amerikanë do të qëndrojnë në Iran deri në transferimin e plotë të aseteve iraniane të bllokuara në Korenë e Jugut, të cilat thuhet se janë liruar pas një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve me SHBA.

Xhamshidi tha të premten se procesi i lirimit të aseteve prej 6 miliard $ të Iranit në Korenë e Jugut ka filluar pas lirimit të aseteve të vendit në Irak që kapin shifrën 4 miliard $.

Një burim i informuar theksoi mbrëmë se të burgosurit amerikanë ishin transferuar “në një vend jashtë burgut” me qëllim të shkëmbimit të të burgosurve, duke shtuar, megjithatë, se ata nuk do të lirohen derisa fondet të transferohen në llogaritë e përcaktuara nga Irani sipas marrëveshjes.

Pas disa pretendimeve se qasja e Iranit në këto asete do të jetë e kufizuar, Ministria e Jashtme iraniane publikoi një deklaratë ku theksohej se Irani do të përcaktojë se si t’i përdorë këto asete dhe ato do të konsumohen për të përmbushur nevojat e ndryshme të vendit, siç përcaktohet nga autoritetet përkatëse.

Mohamed Marandi, një analist i shquar politik iranian, ka thënë gjithashtu se Irani do të ketë akses të drejtpërdrejtë dhe të plotë në asetet e tij të liruara në Korenë e Jugut. “Irani do të ketë akses të plotë dhe të drejtpërdrejtë në asetet e tij të liruara dhe nuk do të ketë asnjë kompani të Katarit të përfshirë në menaxhimin e tyre”, shkroi Marandi. Ai shtoi se bankat iraniane do të kenë kontroll të plotë mbi këto asete dhe mund të “blejnë mallra dhe shërbime pa asnjë kufizim”/Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne