Komandanti izraelit i tankeve vritet në betejë në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite raportoi vdekjen e një komandanti izraelit të tankeve në luftime tokësore në jug të Rripit të Gazës. Në njoftimin e ushtrisë thuhet se major Shai Oriel Bezem, 23-vjeç, një ushtar rezervë që shërbente si komandant tankesh në Batalionin e Nëntë, u vra në një betejë në jug të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite, në faqen e saj zyrtare, tha se kjo e çon numrin e përgjithshëm të ushtarëve dhe oficerëve të vrarë që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor në 449, prej të cilëve 118 nga fillimi i betejave tokësore në më 27 tetor.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, që nga 7 tetori, të paktën 18.787 palestinezë janë vrarë dhe 50.897 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne