Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK për ndërprerjen e vetting-ut për Alfred Ballën! Sot do të mbahet seanca për kreun e KLP-së

Do të zhvillohet sot seanca për Alfred Balla për gjykimin e ankimimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ndërpreu vettingun për kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Njoftimi:

Ditën e hënë, më datë 29.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 30/2023, datë 14.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 675, datë 16.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alfred Balla.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama; Relatore: Albana Shtylla; Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne